
Pas dy dekadash, Microsoft do të mbyllë shërbimin e Skype! Ja data kur kompania do të tërheqë aplikacionin nga tregu

Pas dy dekadash në treg, kompania Microsoft ka vendosur që të mbyllë aplikacionin e thirrjeve me video Skype.
Skype “nuk do të jetë më i disponueshëm” për t’u përdorur duke filluar nga 5 maji, konfirmoi kompania në platformën “X” .
Mbyllja e Skype vjen 14 vjet pasi Microsoft bleu shërbimin për 8.5 miliardë dollarë, duke shënuar blerjen më të madhe të kompanisë në atë kohë, shkruan CNN.
Microsoft e integroi shërbimin në produktet e tij të tjera, të tilla si Office dhe shërbimi i tij i keq i operimit celular windows Phone.
Microsoft njofton se përdoruesit do të kenë rreth 10 javë kohë për të vendosur se çfarë do të bëjnë me llogaritë e tyre.
Popullariteti i Skype është zbehur vitet e fundit, pavarësisht se produkte të tjera të ngjashme si Zoom, Google Meet dhe Cisco webEx patën një rritje në përdorim.
Skype gjithashtu është përballur me konkurrencë të shtuar gjatë dekadës së fundit nga aplikacione si FaceTime e Apple dhe WhatsApp e Meta.
Gjithashtu, Microsoft ka investuar shumë në Teams, i cili ofron shërbim të njëjtë por më cilësor.

ide


Nëse Amerika mbyll SPAK-un, kush përfiton më shumë, PS apo PD?

A mund të përmirësohet SPAK nga klasa jonë politike?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128