
Dy vite burg për Andrea Kalemin, të “fortin” e Memaliajt RENEA e kapi në banesë me ...

Është dënuar me 2 vite burgim Andrea Kalemi, njëri nga njerëzit kryesorë të familjes “Kalemi” në Memaliaj, e cila prej disa vite është në luftë të hapur me grupin e Edmond Papas.
Vendimi për dënimin e Kalemit është marë nga gjykata e Gjirokastrës e cila deklaroi fajtor dhe dënoi me 2 vite burgim të pandehurin Kalemi për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarit”.
Ndërsa në pretencën e saj prokuroria kishte kërkuar dënimin e Kalemit, me 2 vjet e 5 muaj burgim. Gjatë procesit, Kalemi kërkoi gjykim të shkurtuar ndërsa pranoi se arma ishte e tij, por atë e mbante në banesë për qëllime vetëmbrojtje dhe jo kriminale.
Në dhënien e vendimit për dënimin e Kalemit, Gjykata mori parasysh dhe një akt-ekspertimi tekniko balistik të armës, i cili nënvizonte se pistoleta e sekuestruar në banesën e Kalemit hyn në llojet e armëve të zjarrit, por nuk ishte në gjëndje teknike të bënte qitjen e predhës, për shkak të mungesës së një mekanizmi.
Andrea Kalemi u arrestua nga RENEA në muajin Gusht 2024 në Memaliaj, vetëm 1 muaj pasi kundërshtarët e tij i vranë babain Shyqo Kalemi, dhe dy persona të tjerë të pafajshëm Gledio Muka dhe Marsel Çela.
Në momentin e arrestimit, Kalemi ndodhej në banesë me Andrea Boden, person ky i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e Edmond Papa në Tiranë.
Gjatë kontrollit Kalemit ju sekuestrua një armë zjarri, jelek policie, një armë gjahu çifte e sende të tjera. Andrea Kalemi, është djali i dajës së Aleksandër Sadikaj që mbeti i vrarë në Tiranë.
Përplasja me armë mes anëtarëve të familjes Kalemi dhe Papa, ka nisur që në Greqi ku mbeti i vrarë Denis Grabocka nga Korça dhe Ari PAPA nga Saranda.
Më tej atentatet e përgjakshme vijuan dhe në Tiranë, Sarandë dhe Memaliaj, duke rregjistruar disa viktima.

ide


Nëse Amerika mbyll SPAK-un, kush përfiton më shumë, PS apo PD?

A mund të përmirësohet SPAK nga klasa jonë politike?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128