Makarona të bëra vetë me shije spinaqi

26 Shkurt 2025, 08:27 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Makarona të bëra vetë me shije spinaqi

Përbërësit:

300 gr miell
450 gr spinaq i freskët
2 vezë
Gjalpë
Kripë

Përgatitja:

Ziejmë spinaqin në ujë me pak kripë pa e lënë të zbruhet tepër. E kullojmë mirë dhe e lëmë të ftohet. Më pas e shtrydhim për t'i nxjerrë ujin dhe e grijmë hollë me një thikë. Shtojmë vezët dhe miellin dhe e punojmë mirë brumin. Spërkatim sipërfaqen e punës me pak miell. Ngjeshim topthin e brumit para e mbrapa me bazën e pëllëmbës së dorës. E palosim në vete brumin e shtypur, e rrotullojmë një çerek xhiroje dhe përsëritim veprimin. E punojmë për 10 minuta derisa të bëhet i butë.

Më pas e vendosim në një tas, e mbulojmë me një pjatë dhe e lëmë të pushojë për rreth 15-20 minuta. Vëndosim topthin e brumit në sipërfaqen e pastër të punës dhe e shtypim pak me duar. Mbështesim petësin, duke shtypur në qendër lehtë, por me këmbëngulje dhe hapim brumin nga e kundërta jonë. Kur brumi të ketë marrë një formë të gjerë rrumbullake me trashësi 1-1,5 cm, e mbështjellim rreth petësit duke e ngritur anën përkundrejt nesh dhe duke mbajtur të fiksuar me dorë anën që kemi më afër.

Kur ta shpështjellim petësin, e tërheqim petën me kujdes, pastaj e hapim duke e rrotulluar një çerek xhiroje dhe duke përsëritur veprimin. Vazhdojmë ta mbështjellim dhe tërheqim brumin, derisa të përftojmë një petë të hollë si vel. Në fund mbledhim petën role dhe e presim me thikë 2 cm. Shtojmë ujë në një tenxhere dhe pak kripë. Kur të vlojë hedhim makaronat dhe i lëmë të ziejnë për 8 minuta. Ndërkohë tresim pak gjalpë, kullojmë makaronat dhe i spërkasim me djathë të grirë ose me krem djathi.

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128