
Dalin sot para GJKKO të ndaluarit nga operacioni i SPAK në Universitetin Bujqësor

Të ndaluarit nga operacioni i SPAK në Universitetin Bujqësor të Tiranës, pritet të dalin këtë të mërkurë për vlerësimin e masësave të sigurisë në GJKKO.
Ditën e djeshme (25 shkurt 2025) Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ndarë një njoftim zyrtar në lidhje me hetimet e kryera për abuzimet me tenderat në Universitetin Bujqësor të Tiranës.
Sipas hetimeve të SPAK, dyshohet se zyrtarë të këtij universiteti kanë manipuluar nëntë tendera gjatë vitit 2022, me një vlerë totale prej 90 milionë lekësh.-
Në kuadër të hetimit, janë lëshuar 24 masa sigurie, ku 5 prej tyre janë arrest me burg, 10 arrest në shtëpi dhe 9 masa detyrimi për t’u paraqitur në prokurori.
Hetimet kanë zbuluar një skemë korruptive, ku janë përfshirë zëvendësrektori i universitetit, administratori dhe anëtarë të njësisë së prokurimit dhe komisionit të vlerësimit të ofertave.
Ata dyshohet se kanë bashkëpunuar me kompani private, duke përcaktuar fituesit e tenderave paraprakisht dhe duke falsifikuar dokumente për të rritur vlerën e kontratave publike.
MASA E SIGURISË ARREST ME BURG:
Edmond Tërthorja,
Amarildo Lleshi,
Mehmet Qoshja,
Altin Murto,
Piro Zoga.
MASA E SIGURISË ARREST NË SHTËPI:
Agim Sefa, Arjan Buliqi,
Serafin Skënderi,
Ilir Kusi,
Dritan Laçi,
Azem Parllaku
Artur Koleci
Radion Dhromi
Blenard Spaho,
Tedi Proda

Fundi i një Lideri të fortë edhe njëkohësisht të dobët, si rasti Rama!
ide

Zoti i korrupsionit nuk mund të përlyejë Zonjën e drejtësisë

Koka e Veliajt në burg, koka e Ramës në shesh

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128