
Milan kërkon drejtor të ri, “del në skenë” emri i Igli Tares në listën e kandidatëve

Skuadra e Milanit po i jep dorën përgatitjeve të fundit në prag të dy sfidave të rëndësishme në kampionat ndaj Bolognës të enjten e ndaj Lazios të dielën.
Dy sfida që mund të përcaktojnë shumë mbi sezonin me ulje ngritje të kuqezinjve drejt objektivit për të mbërritur në një prej 4 vendeve të para, që të dërgojnë në Champions sezonin e ardhshëm.
Megjithatë drejtuesit e skuadrës nga Milanello po mendojnë këtë periudhë të përzgjedhin edhe Drejtorin e ri Sportiv të klubit.
Objektivi i klubit është ai për të mbyllur marrëveshjen deri në fund të muajit Mars, për t’i dhënë kohën e mjaftueshme drejtorit të ri të punojë për merkaton e ardhshme.
Emri që pëlqehet më së shumti nga tifozët e Milanit është ai i ish drejtorit të Atletico Madrid, Andrea Berta, I cili qëndroi në krye të madrilenëve për afro 11 vite, por sipas Corriere della Sera, ai ka mbyllur marrëveshjen me një tjetër klub jashtë italisë.
Në kët kushte dy janë emrat më të përfolur për të marr postin e Drejtorit Sportiv të “Djallit”, Fabio Paratici dhe Igli Tare. Për të parin situate shihet e komplikuar pasi ish drejtuesi i Juventusit dhe Tottenham vjen pas dënimit 30 mujor që mori, vendim i cili detyroi atë të mbylte bashkëpunimin me “gjelat” londinezë.
Ndërkohë emri i Igli Tares nuk është i panjohur në shtëpinë e klubit milanez. Me Paolo Maldinin që kërkoi të afronte Taren në verën e 2019, por ish sulmuesi i kombëtares tonë refuzoi duke qëndruar në kryqytet tek Lazio.
Sipas mediave italiane, Igli Tare ka curriculimin e duhur për t’u vënë në krye si Drejtor Sportiv tek 19 herë kampionët e Italisë, me ish drejtuesin e Lazios që pret rastin e duhur për të riveshur kostumin e drejtuesit në një klub ambicioz dhe Milan mund të jetë opsioni i duhur.
Megjithatë gara pritet të jetë tepër e fortë, teksa në ditët në vijim do të mësohet sigurisht më shumë lidhur me mundësinë për të parë Igli Taren si Drejtorin Sportiv të Milanit.
-
Bëni kujdes! Jargët sinjalizojnë sëmundje!
26 Shkurt, 13:25

Fundi i një Lideri të fortë edhe njëkohësisht të dobët, si rasti Rama!
ide

Zoti i korrupsionit nuk mund të përlyejë Zonjën e drejtësisë

Koka e Veliajt në burg, koka e Ramës në shesh

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128