
E ardhmja e turizmit është TI

A do të na e marrin robotët punën? A mund të punojmë nga shtëpia falë teknologjisë? Me çfarë
po merret Mira Murati tani? A do ta shesë Sam Altman ChatGPT? A do ta shpëtojnë planetin
makinat elektrike? Po operacionet në distancë falë 5G, sa do ta transformojnë mjekësinë?
E pra, kurrë më parë nuk është folur kaq shumë për teknologjinë dhe inovacionin, të cilat kanë
pushtuar çdo aspekt të jetës sonë. Ndaj nuk është çudi që gjithë ky impakt që inovacioni ka në
jetën ekonomike e sociale të ndjehet si kurrë më parë edhe në Shqipëri, ku ka filluar të gëlojë
tashmë një komunitet vibrant start up-esh dhe sipërmarrjesh inovative.
I përbërë nga biznese të guximshme, të konceptuara e menaxhuara kryesisht nga të rinjtë, ky
ekosistem inovacioni, i nxitur fillimisht nga zhvillimet ekonomike dhe sociale në botë, ka
shkaktuar efektin e anasjellë, pra e ka kthyer Shqipërinë në një vend tërheqës për investitorë të
huaj dhe nomadë digjitalë. Kjo falë ligjeve të favorshme, taksave e kostove të ulëta, por edhe
klimës e mënyrës së jetesës.
Duhet theksuar se Shqipëria ka hedhur hapa gjigandë që favorizojnë zhvillimin e ekosistemit të
inovacionit, ku kryesoret mbeten miratimi i ligjit për start up-et dhe krijimi i “Startup Albania
Agency”, një institucion kyç që lehtëson proceset dhe stimulon start up-et, nomadët digjitalë,
sipërmarrjet e lidhura me teknologjinë, etj.
Nga ana tjetër, qeveria e stimulon ekosistemin duke mbështetur financiarisht sipërmarrësit e rinj, start up-et apo idetë inovative. Edhe institucionet akademike kanë nisur përpjekjet për të shkuar përtej procesit bazik mësimor, me ambicien për
t’u shndërruar në laboratorët ku krijohen dhe zhvillohen idetë e para të biznesit inovativ.
Inovacioni ka depërtuar kështu në çdo fushë të jetës, por një sektor ku ndjehet veçanërisht
impakti i tij është turizmi. Ja pse në evente prestigjioze globale si ITB Berlin, i cili do të mbahet
këtë vit në kryeqytetin gjerman nga data 3 deri në 6 mars, janë integruar platforma speficike
dedikuar inovacionit e teknologjisë, si “TTA - The Marketplace for Technology, Tours &
Activities”.
Dhe vendi ynë, i cili është është host country në panairin e këtij viti nën petkun e
“Albania All Senses”, nuk do të përfaqësohet vetëm nga operatorë turistikë, por edhe nga disa
prej elementëve më të spikatur të ekosistemit të start up-eve dhe inovacionit.
Mësohet se “delegacioni” ynë përbëhet edhe nga sipërmarrje inovative si “Albanian Night” e
GADK, dy koncepte moderne të promovimit të kulturës, traditës e turizmit shqiptar. Po ashtu të
pranishëm do të jenë konceptet e hapësirave të co-working si Destil Creative Hub, me projektin
“Space 05” kushtuar promovimit të punëve artizanale apo CooLab me projektin C4Communities,
laboratori ku talente vendase takohen me gjenialitetin e nomadëve digjitalë.
Pjesë e delegacionit janë edhe start up-e si “Patoko”, theboatapp (e para marine data cloud në vendin tonë) apo Rent
from locals, pionierë të teknologjisë e inovacionit në vend.
Këto sipërmarrje janë mbështetur nga projekte si EU4Innovation, zbatuar nga GIZ në Shqipëri, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, apo grantet e Ministrit të Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit dhe
Agjencisë Startup Albania.
Sigurisht që kryefjala në ITB Berlin do të jenë destinacionet turistike, turizmi sportiv, punimet
artizanale, glikotë dhe vera, por në kohët kur jetojmë asgjë nuk mund të kuptohet pa Turizmin
Inteligjent, pra Tourism Intelligence ose TI.
E ardhmja, por edhe e tashmja e turizmit, është tani dhe është TI!

ide

Zoti i korrupsionit nuk mund të përlyejë Zonjën e drejtësisë

Koka e Veliajt në burg, koka e Ramës në shesh

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128