E shtuna e zjarrit në Serie A/ Atalanta shpreson te barazimi, Inter – Napoli luajnë për vendin e parë, në stres Conte e Inzagi

26 Shkurt 2025, 14:35 / SPORT ALFA PRESS

E shtuna e zjarrit në Serie A/ Atalanta shpreson te barazimi, Inter –

Inter e Milan do të kenë ndeshjen vendimtare të shtunën për renditjen në Serie A. Llogaritë e Kontes dhe Inzagit po shihen me vëmendje nga Atalanta, e cila do të presë Kaliarin, por duke shpresuar në barazimin e dy vendeve të para në renditje

E shtuna do të flas shumë për tre vendet e para në kampionatin italian. Atalanta ka hedhur sytë nga Kaliari ku synon të marrë tre pikë në shtëpi, por me shpresën se sfida Inter - Napoli do të mbyllet në barazim.

Në këtë rast ekipi i Gasperinit do ti afrohet vendit të parë duke u ndarë me një pikë.

Por nga ana tjetër napolitanët do të synojnë fitoren për të rimarrë kryesimin. Antonio Conte tashmë ka nisur llogaritë në fushën Maradona

Me Neresin ende jashtë, Buongiorno, Olivera dhe Spinazzola sapo janë rikuperuar ndërsa trajneri gjendet mes pasigurive në role të caktuara.

Me dyshen Lukaku-Raspadori duket se do të synojë bllokimin e Interit ndërsa me Politano dhe Spinazzola do të mbulojnë korsitë e jashtme dhe  Billing që zëvendëson Anguissa-n

Megjithatë mediet italianë shkruajnë se të gjitha skemat e formacionit janë në terren.

Por edhe Inter mbërrin pas fitores me Lacion ku ruajti mjaft titullarë që nuk u  hodhën në fushë.

Përveç Sommer-it, i cili është jashtë jo për arsye teknike trajneri i Nerazzurrëve do të luajë atë që, pavarësisht një skuadre të nivelit të lartë, është skuadra tipike.

Kështu Martinez në portë, Pavard, Acerbi dhe Bastoni në mbrojtje, Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan dhe Dimarco në mesfushë dhe dyshja Lautaro-Thuram në front pritet të jetë përzgjedhja e tij.

Tashmë duket se e hëna do të ndajë dhe se si do të eci seria a në javët në vazhdim, ku Inter kryeson me 57 pikë të ndjekur nga Napoli me 56 dhe Atalanta me 54. Juventus duket se i shikon nga larg në vend të katërt me 49 pikë.

Po ndodh...