
Nuk i bëri punë as avokati i Presidentit Trump, detaje të reja nga dënimi me burg i Dodik "Non Grata"

Gjykata e Bosnje-Hercegovinës në Sarajevë ka dënuar presidentin e Republikës Sërpska, Millorad Dodik, me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalesë për ushtrimin e detyrës së presidentit, për shkak të mosrespektimit të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkësisë Ndërkombëtare, Christian Schmidt.
Duket se festa e parakohëshsme për fitoren e Presidentit Trump, nuk u përkthye siç priste i sanksionuari non grata nga SHBA.
Në një përpjekje për të ndrequr marrëdhëniet e prishura me Shtetet e Bashkuara, Milorad Dodik, lideri serb i Bosnjës nën sanksionet e SHBA-së për “aktivitete korruptive dhe kërcënime të vazhdueshme ndaj stabilitetit të Bosnjë-Hercegovinës”, kishte kontaktuar avokatin amerikan dhe ish-kryebashkiak të Nju Jorkut, Rudy Giuliani, duke e ftuar për një vizitë.
Presidenti pro-rus i Republika Srpska, bëri ftesën për të diskutuar atë që ai pretendon se është armatizimi i politikës së SHBA nga administrata Biden kundër "popullit të madh të Srpska". Një retorikë e dëgjuar edhe në Shqipëri kjo nga të sanksionuarit e tjerë, siç edhe pretendon i zhurmshmi prej tyre, Sali Berisha.
"Dodik ka minuar institucionet e Bosnje dhe Hercegovinës duke bërë thirrje për marrjen e kompetencave shtetërore dhe duke vënë në lëvizje krijimin e institucioneve paralele në entitetin Republika Srpska të BiH," ka thënë Departamenti i Thesarit i SHBA.
Në prapaskenë, Dodik ka lobuar në Uashington – pa sukses deri më tani – që sanksionet kundër tij dhe familjes së tij të hiqen. Tani, me Presidentin Trump të kthyer në Shtëpinë e Bardhë, ai shpresonte të fitojë mbështetjen e Uashingtonit, të marrë ndihmë për çështjen e sanksioneve dhe të shtyjë përpara përpjekjet e tij për të ndarë vendin sipas linjave etnike.
“Ti dhe Presidenti Trump e kuptoni më mirë se kushdo natyrën e pamëshirshme të shtetit të thellë dhe gjatësinë që ata shkojnë në sulmin ndaj kundërshtarëve politikë”, shkroi Dodik në ftesën e tij drejtuar Giuliani, të cilën ish-kryebashkiaku e ndau më vonë në mediat sociale.
"Unë e vlerësoj @MiloradDodik që më ftoi dhe më dha kaq shumë kohë jashtë orarit të tij të ngjeshur për të bërë një intervistë të thelluar," tha Giuliani, i cili ka podcast-in e tij. Ai nuk ka sqaruar nëse do ta pranonte ftesën.
Por mesa duket lobimi dhe ftesa e Dodik për Giuliani, për të marrë pjesë në tubime kundër drejtësisë në Bosnje, mbeti një një përpjekje tjetër propagandistike, pa sukse, sepse tani Dodik doli nga politika./Alfapress.al

ide

Zoti i korrupsionit nuk mund të përlyejë Zonjën e drejtësisë

Koka e Veliajt në burg, koka e Ramës në shesh

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128