Pengoi lëvizjen e automjetit të Bashkisë Tiranë që po transportonte dokumente, vihet nën hetim Adriana Kalaja

Prokuroria ka nisur hetime ndaj Adriana Kalasë, pasi dyshohet se ka penguar lëvizjen e një automjeti në pronësi të bashkisë Tiranë, me të cilin po transportoheshin dokumente.
Sipas policisë, dokumentet po transportoheshin nga Bashkia te Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1: referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. K., 61 vjeçe, pasi ditën e djeshme, ka penguar lëvizjen e një automjeti në pronësi të bashkisë Tiranë, me të cilin po transportoheshin dokumente, nga ky institucion, te Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave”, njofton policia.
KALLËZIMI NDAJ ARDIANA KALAJËS
Kujtojmë se ka qenë Bashkia e Tiranës që ka depozituar kallëzimin penal ndaj Adriana Kalajës.
Sipas kallëzimit të dorëzuar nga Drejtoria e Sigurisë së Objekteve dhe Ceremonialit e Policisë Bashkiake, Kalaja ka penguar një mjet të ndërmarrjes së mirëmbajtjes së objekteve publike të Bashkisë, duke bllokuar rrugën dhe duke refuzuar të largohej. Pas disa minutash, në vendngjarje ka mbërritur një ekip i Policisë Rrugore, i cili i ka kërkuar të lirojë rrugën, por ajo ka vijuar me sjelljen e saj penguese.
Në kallëzim thuhet se Kalaja ka kërcënuar verbalisht shoferin e kamionit dhe ka përdorur fjalor fyes ndaj punonjësve të policisë bashkiake.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


