
“Dola unë më burrë se ti…”, debat me tone të larta mes Amber dhe G-Banit!

Amber, G Bani dhe Joz Marku janë banorët që kanë marrë mundësinë e një shansi të dytë në “Big Brother VIP Albania 4”, pasi publiku ka vendosur t’i rikthejë në shtëpi. Por, sapo ata u rikthyen, shpërthyen debate të ashpra, me Amberin që pati një përplasje me G Banin.
G Bani, i cili u eliminua me zarf të zi, kërkonte të dinte arsyen se pse Amber zgjodhi të largohej nga shtëpia, përgjigja e saj ishte:
Duhet të kishe ikur ti. A u çove? Pse nuk u bëre burrë?… Mos e mbaj veten për burrë, dola unë më burrë se ti
Më pas, ai i kujtoi Amberit se kishte braktisur lojën pasi Gjesti i kishte sugjeruar të punonte në një strip club.
U dorëzove për goditjen nën brez sepse të tha Gjesti hajde të punosh në një strip club dhe ike, se the si do të dukem jashtë
Nga ana tjetër, Amber e kundërshtoi, duke thënë:
Nuk i trembem fare. Publiku ka dashur të më rikthej sërish
Tani mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet loja e këtyre banorëve në ditët në vijim dhe si do të ndikojë ky rikthim në dinamikën e shtëpisë.

ide

Zoti i korrupsionit nuk mund të përlyejë Zonjën e drejtësisë

Koka e Veliajt në burg, koka e Ramës në shesh

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128