EMRI/ Theu masën e sigurisë dhe lëvizte me automjet, arrestohet 21-vjeçari në Vlorë

26 Shkurt 2025, 14:53 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRI/ Theu masën e sigurisë dhe lëvizte me automjet, arrestohet

Një 21-vjeçar i identifikuar si Juri Karafilaj është arrestuar nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor pasi kishte thyer masën “Arrest në shtëpi” për prodhim dhe shitje narkotikësh duke lëvizur me automjet në qytet.

Blutë referuan materialet në Prokurori për veprime të mëtejshme procedurale.

Në vijim të kontrolleve të shërbimeve të Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë, për rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e shkeljeve të Kodit Rrugor, në rrugën “Pelivan Leskaj”, është ndaluar për verifikim një automjet me drejtues shtetasin J. K., 21 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë verifikimeve të kryera nga policia, rezultoi se ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të cilën e kishte shkelur duke lëvizur me automjet në qytet.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kryen arrestimin e tij në flagrancë dhe referuan materialet në Prokurori për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128