
“U fute në strofullën e hajdutëve”/ Berisha: Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së me rektorin e UBT-së, e turpshme! Seancë tragjikomike


Të turpshme, e cilësoi kryedemokrati Sali Berisha mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku u dëgjua rektori i Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku.
“Sallaku u fut në strofullën e hajdutëve”, tha Berisha, duke iu referuar disa ministrave të mazhorancës.
“A e kupton që u fute në strofullën e hajdutëve. Kujt i qahesh. Të gjithë këta janë të përfunduar, janë të marrë fund. Mos të kujtojnë se mund të kryejnë dhe veprimin më të vogël me mbështetjen e opozitës. Paralajmëroj Ramën se nëse tenton të rrethojë institucionet, Surreli do i rrethohet.
Madje, Berisha e quajti seancë tragjikomike.
“Por, të shndërrosh grupin parlamentar në rifuxhio të hajdutëve, e tregoi sot veten me seancën që dëgjoi… imagjinoni ju hajdutët më të mëdhenj të bëhen gjykatës. Ishte seanca më e turpshme, më tragjikomike në histori”.
Rektori i UBT-së, Fatbardh Sallaku zgjodhi që fjalën e tij mbi masat e SPAK për 24 punonjës të universitetit ta mbajë në Grupin Parlamentar të PS-së, ku tha se nuk i komenton veprimet e drejtësisë dhe ka besim që do të zhvillohet një proces i drejtë që do të zbardhë të vërtetën.

Fundi i një Lideri të fortë edhe njëkohësisht të dobët, si rasti Rama!
ide

Zoti i korrupsionit nuk mund të përlyejë Zonjën e drejtësisë

Koka e Veliajt në burg, koka e Ramës në shesh

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128