
Altin Dumani: Kriptovaluta po përdoren masivisht për blerje kokaine, “luftë” kundër pastrimit të parave

Kreu i SPAK, Altin Dumani, theksoi progresin e arritur në luftën kundër pastrimit të parave dhe krimit të organizuar, duke zbuluar se vlera e aseteve të sekuestruara dhe konfiskuara për vitin 2024 ka arritur në 59 milionë euro.
Dumani theksoi se kriptovalutat janë përdorur gjithnjë e më shumë nga organizatat kriminale për të blerë kokainë dhe për të pastruar të ardhurat e paligjshme.
Ai shpjegoi se lufta e SPAK synon të japë një mesazh të fortë: krimi nuk mund të blejë asgjë dhe nuk mund të shpërblehet. Dumani shtoi se kjo goditje ndaj pasurisë të krimit dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë është një hap i rëndësishëm në garantimin e drejtësisë.
Altin Dumani: Goditja ndaj fuqisë ekonomike të krimit të organizuar dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë gjithashtu ka bërë progres.
Vlera e aseteve të sekuestruara dhe konfiskuara në total për vitin 2024 ka rritur në vlerën 59 mln euro, këtu përfshihen edhe kriptovalutat që po gjejnë gjithnjë e më shumë përdorim nga organizatat kriminale me kryerjen e veprimeve të tyre duke i përdorur masivisht si për të blerë sasira kokaine dhe pastrim parash.
Lufta ndaj pastrimin e parave nga SPAK synon të japë mesazhin që krimi nuk mund të blejë apo të shpërblejë.

Fundi i një Lideri të fortë edhe njëkohësisht të dobët, si rasti Rama!
ide

Zoti i korrupsionit nuk mund të përlyejë Zonjën e drejtësisë

Koka e Veliajt në burg, koka e Ramës në shesh

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128