Përplasi policin në Tiranë, arrestohet shoferi

26 Shkurt 2025, 12:44 / AKTUALITET ALFA PRESS

Përplasi policin në Tiranë, arrestohet shoferi

Policia e Tiranës ka arrestuar 36-vjeçarin Isniq Nokshiqi, i cili ditën e djeshme përplasi me makinë një efektiv policie në zonën e Freskut.

Efektivi i Policisë Rrugore ka dëmtime të shumta në trup si pasojë e përplasjes.

Në momentin e ngjarjes, 2 efektivë të Rrugores ishin të planëzuar për hapjen e qarkullimit në zonë, pasi do të kalonte eskorta e Kryeministrit, bën me dije gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj.

Drejtuesi i mjetit, me origjinë nga Tropoja, ka qenë i ndaluar dhe ka nisur të  bërtiste. Policët i janë afruar për ta qetësuar dhe për t’i kërkuar të lëvizë makinën. Megjithatë, i riu u është kthyer me ofendime.

Në momentin që njëri prej policëve ka qenë para makinës, i ka dhënë gaz dhe e ka marrë para për disa metra. Menjëherë pas ngjarjes është larguar, por është arrestuar nga agjentët e Komisariatit nr. 4.

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128