EMRI/ Dogji një makinë, arrestohet i riu në Durrës! Gjatë kontrollit, i gjendet drogë

26 Shkurt 2025, 12:32 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRI/ Dogji një makinë, arrestohet i riu në Durrës!

Policia e Durrësit ka zbardhur djegien e një automjeti që ndodhi dy javë më parë, duke identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar.

Bëhet fjalë për shtetasin Emilian Basha, 32 vjeç, banues në Durrës, i cili dyshohet se ka djegur automjetin e shtetasit G. Gj. më datë 13 shkurt 2025, në lagjen nr. 10 të qytetit.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis. Autoritetet e kanë vënë në pranga E. B., dhe materialet janë dërguar për procedim të mëtejshëm.

Zbardhet djegia e një automjeti, 2 javë më parë. Policia identifikon, kap dhe vë në pranga autorin e dyshuar.

Sekuestrohet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis që u gjet në banesën e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e djegies së një automjeti, kanë identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autorin e dyshuar, shtetasin:

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 13.02.2025, në lagjen nr.10, Durrës, ka djegur automjetin e shtetasit G. Gj.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. B., shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale  “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njofton policia.

Po ndodh...