Berisha urdhër deputetëve: Lini çdo gjë dhe merruni me regjistrimet e diasporës!

26 Shkurt 2025, 13:03 / POLITIKË ALFA PRESS
Berisha urdhër deputetëve: Lini çdo gjë dhe merruni me

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje deputetëve të PD-së të përqendrohen në regjistrimin e diasporës për zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të emigrantëve për të votuar.

Ai theksoi se programi i PD-së është “Kushtetuta jonë” dhe se është i fokusuar te qytetarët, me prioritete për përmirësimin e kushteve të jetesës, rritjen e pagave dhe eliminimin e varfërisë ekstreme.

Berisha kritikoi qeverinë aktuale për mungesën e zhvillimeve infrastrukturore dhe për shpërdorimin e fondeve publike, duke akuzuar se shumë projekte të rëndësishme janë realizuar me kredi ndërkombëtare, dhe jo me buxhetin e shtetit.

Kreu i PD Sali Berisha: Unë, megjithëse thashë keni bërë punë të jashtëzakonshme, u bëj thirrje këto ditë, të lëmë çdo gjë dhe deri më datën 2 t’u përkushtohemi regjistrimeve, numrit më të madh të mundshëm të emigrantëve tanë për të votuar.

Tani, ky është një zhvillim shumë pozitiv, kjo frymë, ky optimizëm, ky vullnet që pasqyrohet në emigracion dhe diasporë, ka një ndikim të fuqishëm edhe në Shqipëri, ku njerëzit janë në kushte më të vështira, përballojnë të gjitha pasojat e narkoregjimit, po përsëri është mesazh shprese, mesazh besimi se do çlirohemi dhe është gjë shumë pozitive.

Programi, përsëri unë theksoj, programi ynë duhet të jetë libri ynë, Kushtetuta jonë në këto zgjedhje, në kuptimin e komunikimit me ta.

Ne, mbi të gjitha do paraqesim programin.

Kemi këtu 3 libra, një libër është për arritjet e PD-së. Ne, pse e përdorim këtë libër? Jo për glorifikim, por thjesht si një bazë që na lejon ne të shohim tek Shqipëria Madhështore.

Se kur thua Shqipëria Madhështore, tingëllon joreale. Se më tha një gazetar, ku e kishe madhështoren në vitet 2005-2013.

Po, i thashë unë, se dolëm nga grupi i vendeve me të ardhura të ulëta në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta. Nuk ka më madhështore. Kjo quhet quantum leap.

Ishim me atë infrastrukturë, e përmbysëm. U anëtarësuam në NATO, bëmë vizat.

Pra, thjesht për të argumentuar pse na shërben ne ky libri i punëve të mira. Na shërben thjesht për vizionin tonë për të ardhmen.

Libri i dytë, libri kryesor, programi ynë. Ky program ka gjithnjë qytetarin, askush nuk mund të thotë se ku gjenden paratë. Të gjitha paratë janë. Po si do i shpërndash? Në qoftë se ne ndjejmë detyrim ndaj qytetarëve, sigurisht një pjesë të tyre do i kthejmë në rroga dhe pensione. Kjo është e thjeshtë.

Prandaj do vendosim minimumin jetik 200 euro. Me 200 euro nuk do ketë më varfëri ekstreme. Të gjithë e zhdukin në këtë mënyrë varfërinë ekstreme. Caktojnë një shumë dhe ajo shumë është gjithnjë më e madhe se e varfërisë ekstreme. Të biem pak në paqe.

Kjo është vetëm fillimi. Rrogat minimale rriten me 20 përqind, janë 400, bëhen 500.

Kjo është gjithnjë tre muajt e parë.

Karta e konsumatorit. Po, nuk mund të taksohen njëlloj në ushqime ky që merr 200 euro me ty që merr 1 mijë euro. Ky do ketë kartën e konsumatorit, të paktën ato ushqime do i marrë pa taksa. Do i kthehen taksat.

Energjia për biznesin. Si mund të paguajë biznesi 24 lekë për energji? Jo, do paguajë 6 lekë dhe absolutisht e përballueshme 100 përqind.

A e dini ju se këta sot pas 11 vitesh kanë të ndërtuar përveç tunelit të Llogarasë, absolutisht asnjë rrugë me buxhet të tyre.

Ura e Limuthit-Thumanë është ndërtuar me fondet e privatit. Është me kredi të privatit.

Bajpasi i Vlorës me kredi të dhënë nga Komisioni Europian në kohën e PD.

Bajpasi i Fierit me kredi dhe ka qenë i ndërtuar deri në gjysmë.

Ku i çuan këta? Rrasa guri në sheshe.

Po sa janë ato? Janë 57 miliardë euro pasi zbret rrogat. Me 57 miliardë euro ndërton gjëra fantastike, përrallore.

Ku janë? I kanë zhdukur. Prandaj bëhen mbledhjet. A i patë mbledhjet sot?

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128