“Egli e paqëndrueshme, duhet të ruajë dinjitetin e saj!” - Jul Deda: Nëse sheh si kërcënim Rizartën…

26 Shkurt 2025, 12:32 / SHOWBIZ ALFA PRESS

“Egli e paqëndrueshme, duhet të ruajë dinjitetin e

I ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up” ka qenë aktori i njohur Jul Deda, tashmë moderator i “Fiks Fare”, por vitin e kaluar edhe një nga banorët më të fortë në “Big Brother VIP 3”, i cili arriti në shkonte deri në dyshen e fundit finaliste.

Ai ka dhënë mendimin e tij për lojën e banorëve të këtij edicioni të BBV4, duke analizuar dhe situatat e ndodhura brenda shtëpisë së fundmi…

Si e sheh trekëndëshin Egli-Gjesti-Rizarta, nisur dhe nga debati mbrëmjen e kaluar?

Egli është njeriu më i amulluar aty. U tha dje që ka rënë dakord për lojën që kanë bërë me Gjestin. Ata nuk i kanë hyrë në krevat njëri-tjetrit në aspektin intim, vetëm kanë fjetur bashkë. Donin të ndërtonin një trekëndësh të paqenë për t’i shërbyer atyre. Ajo që nuk kuptoj është se pse u bë kjo lojë për t’i nxjerrë fytyrën Rizartës? Nëse Egli e sheh si kërcënim Rizartën që ka 4 ditë brenda, atëherë duhet të dalë vetë nga shtëpia.

Eglin e shoh të paqëndrueshme dhe më vjen shumë keq. Është e artikuluar, por dashuria t’i verbon sytë. Në BBV është dhe provokim, është dhe lojë. Nëse është e dashuruar, nuk duhet të ishte kaq shumë e dhënë. Duhet të ruajë dinjitetin e vet. Njeriu dashuron brenda ‘enës’ së vet.

Cilët banorë mendon se do të jenë finalistë?

Rozana, Gjesti, G-Bani, Laerti, Gerta./TAR

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128