Tebas i quajti qaramanë madrilenët, Ancelotti i kthehet keq: Merru me problemet e shumta të futbollit spanjoll

26 Shkurt 2025, 13:12 / SPORT ALFA PRESS
Tebas i quajti qaramanë madrilenët, Ancelotti i kthehet keq: Merru me

Real Madrid do të përballet sot në transfertë me Real Sociedad, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të “Copa del Rey”. Trajneri italian u ndal në disa tema: "Është gjithmonë e vështirë të luash kundër Real Sociedad. Është një gjysmëfinale e rëndësishme për të gjithë, do të jetë një ndeshje e parë shumë e luftuar dhe argëtuese. Real Sociedad luan mirë".

Mbappé pati një problem me një dhëmb dhe nuk mundi të stërvitej. Kushdo që do të udhëtojë me ne do të ketë mundësi të luajë. Edhe Endrick.

Për minutazhin e paktë të Arda Güler…

Kushdo që ka dyshime mund të vijë në zyrën time. Kam lexuar që ekziston një rast për Güler, por ky rast nuk ekziston këtu. Ai është pjesë e një procesi, hartuar për të dhe gjithë të rinjtë. Kjo ka ndodhur edhe me Rodrygo, Vinicius, Valverde… Ai ka nevojë për kohë për të luajtur në ekipin më të mirë të botës. Të gjithë e kuptojnë këtë. Kushdo që nuk e kupton, duhet ta kuptojë. Unë nuk dua të shoh një lojtar të lumtur kur nuk luan, shoh një lojtar që punon, mëson dhe dëshiron të luajë. Kjo është ajo që shoh në pjesën e vogël të kohës që kaloj me të. Ai kalon shumë kohë me persona të tjerë dhe nuk e di nëse ata kanë të njëjtën ide që kam unë. Unë bëj gjithçka që mundem për ta ndihmuar të përmirësohet dhe të luajë për Real Madridin.

Për kritikët dhe moshën që po kalon…

Veteranët janë si ato gjyshërit, që lodhesh duke i dëgjuar çdo ditë. Ka njerëz që lodhen duke parë fytyrën time çdo ditë. E kuptoj, por gjysh, veteran… Unë e konsideroj veten ende si një fëmijë, kam entuziazmin e një fëmije. Vetëm mosha më dëmton. Të rinjtë nuk mund të kenë përvojë dhe njohuri, vetëm koha t’i jep ato. Pas 40 vitesh futboll, kam kuptuar diçka.

A do të luajë Valverde përsëri si mbrojtës i djathtë?

Valverde mund të kthehet në mbrojtës të djathtë. Duhet të shohim se çfarë lloj formacioni do të zgjedh. Kam menduar për këtë, por nuk do ta them tani.

A je pro rinovimit të kontratës me Modric?

Unë nuk do të përzihem në këtë çështje. Është një çështje mes klubit dhe lojtarëve. Ka ndodhur kështu me Nacho, Kroos, edhe me Modric. Legjenda ka të drejtë të bëjë atë që do. Ky është mendimi i klubit. Ata do të marrin vendimin më të mirë për të gjithë.

Ai luajti 70 minuta, e shoh mirë, është rikuperuar. Duhet të kemi parasysh edhe problemet muskulore që mund të ripërsëriten pas 14 muajsh dëmtimi.

Tebas tha se Real Madridi është klubi i qaramanëve…

Tebas flet shumë për Real Madridin, e kam pikasur që kur jam këtu… Ai po tregon mungesë respekti për miliona tifozë të Real Madridit duke folur kështu. Ka çështje më të rëndësishme me të cilat duhet të merret, mendoj se duhet të përqendrohet më shumë në zgjidhjen e problemeve të futbollit spanjoll.

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128