
Ju bë atentat në makinë me "Rumin" e Shijakut dhe u largua si prokuror për lidhje me krimin, Berisha fut në Primare Arjan Ndojn!

Gazetari Isa Myzyraj ka reaguar në rrjetet sociale pas vendimit të Partisë Demokratike për të përfshirë në Primare ish-prokurorin Arjan Ndoji, një emër i njohur për shkarkimin nga Vetingu dhe për lidhjet e tij të dyshuara me krimin.
Myzyraj e konsideron të çuditshëm faktin që, pavarësisht precedentëve të tij, Ndoji është miratuar si kandidat për të garuar në Primaret e Durrësit, nën kujdesin e deputetes Albana Vokshi.
"PD fut në Primare Arjan Ndojn. Ish-prokurori i shkarkuar nga Vetingu për kontakte të papërshtatshme me krimin por edhe të aftësive profesionale.
Ndoj iu bë edhe një atentat ku në makinë ndodhej edhe me persona të dyshuar për përfshirje në krim të organizuar.
E çuditshme është se pavarësisht të gjithë këtyre precedentëve Emri i tij është miratuar nga PD për t'u futur në Primare.
Albana Vokshi e ka futur në Grupin e Primareve të Durrësit", shkruan Myzyraj.
Kush është Arjan Ndoji?
Arjan Ndoji është një ish-prokuror drejtues i akuzës në Durrës, i cili u shkarkua nga procesi i Vetingut për kontakte të papërshtatshme me krimin dhe mungesë aftësish profesionale. Ai u bë i njohur për publikun edhe për një atentat ndaj tij ku vetë mbeti i plagosur kurse shoferi u vra ndërkohë që udhëtonte sëbashku me një nga eksponentët e krimit, "Rumin e Shijakut". Në makinë u gjetën edhe shumë dosje pronash problematike në bregdet. Pavarësisht këtyre pikëpyetjeve mbi figurën e tij, ai është përfshirë në garën për Primaret e Partisë Demokratike në Durrës, i firmosur nga Sali Berisha./Alfapress.al

Fundi i një Lideri të fortë edhe njëkohësisht të dobët, si rasti Rama!
ide

Zoti i korrupsionit nuk mund të përlyejë Zonjën e drejtësisë

Koka e Veliajt në burg, koka e Ramës në shesh

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128