
Bllokohet llogaria në Facebook e Artan Fugës, akademiku: Zëri im në rrjetet sociale censurohet

Prej 24 orësh, llogaria në Facebook e akademikut Artan Fuga është bllokuar.
Me anë të një komunikate për mediat, ai shkruan se janë bërë një sërë denoncimesh se llogaria nuk kontrollohej nga ai dhe shtoi se nëse faqja e tij do të mbyllet, atëherë nuk do të vazhdojë më të komunikojë nëpërmjet Facebook-ut.
“Komunikatë për mediat dhe publikun
Vazhdon prej 24 orësh e bllokuar llogaria Artan Fuga në Facebook.
Sipas njoftimit që më ka bërë META kjo vjen pas një sërë “denoncimesh” nga faqe të tjera se ajo llogari nuk paska qenë timja por pas emrit tim fshihej dikush tjetër, ose një kompani e panjohur.
Kaq qesharake është shpifja mbi të cilën është operuar bllokimi sa do të ishte një rast shembullor për një skeç estrade, nëse nuk do të ishte me pasoja censure nga forca të errëta!
Kuptohet se çfarë absurditeti përbën kjo për ata dhjetëra gazetarë që komunikojnë me mua nëpërmjet kësaj faqeje, për ata mijëra qytetarë që e bëjnë këtë gjithashtu, për ata qindra mijëra vizitorë që kalojnë nga kjo faqe çdo muaj.
Unë i kam bërë të gjitha përçapjet pranë META sado i fyer dhe i censuruar që ndihem jo vetëm nga forcat e errësirës që kanë ndërmarrë këtë sulm, por edhe nga politika që në fillim bllokojnë pastaj verifikojnë.
Faqja rrezikon të mbyllet. Pas kësaj, nëse ndodh kjo për çështje orësh, unë nuk kam ndërmend as të vazhdoj më komunikimin nëpërmjet Facebook, as të mbaj një llogari tjetër.
Pranoj se gjithçka ka një fund. Zëri im në rrjetet sociale censurohet përfundimisht!
Gjithsesi mund të ketë nevojë për një sforco të fundit. Kushdo që është i bindur se ajo faqe është vetëm e Artan Fuga, dhe mendon se ja vlen, le t’i drejtohet kompanisë Meta me këtë dëshmi.
Shpifjeve mund t’u kundërvihen vetëm reagimet e ndershme.
Gjithsesi kultura që në fillim ndëshkon pastaj verifikon, heton, etj. është e trishtë.
Më vjen keq që komunikimi mes nesh ndodhet në fije të perit dhe jo rastësisht”, shkruan akademiku.

Fundi i një Lideri të fortë edhe njëkohësisht të dobët, si rasti Rama!
ide

Zoti i korrupsionit nuk mund të përlyejë Zonjën e drejtësisë

Koka e Veliajt në burg, koka e Ramës në shesh

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128