E dredh Gjenerali/ Xhemal Gjunkshi bashkohet me Berishën, futet në Primare

26 Shkurt 2025, 12:01 / POLITIKË ALFA PRESS

E dredh Gjenerali/ Xhemal Gjunkshi bashkohet me Berishën, futet në

Kur na ndajnë pak ditë nga 1 marsi kur do të mbahen edhe primaret brenda PD, 20 kandidatë të tjerë kanë shprehur inetersin për të hyrë në garë. (Berisha i kishte lënë afat shtesë nga mbledhja e fundit e kryesisë sepse disa emra kishin kërkuar kohë).

Mësohet se edhe ish-gjenerali Xhemal Gjunksh e "ka dredhur" në moment të fundit, braktis Bashën dhe futet në primaret e Dibrës. Ai e justifikoi për mediet këtë kapërcim, se vendimi është marrë pasi ai ka qenë në partinë e tij dhe do të jetë gjithmonë aty. Kujtojmë se gjeneral Gjunkshi ish-anëtar i kryesisë së PD së drejtuar nga Basha e cila po lufton në një proces në vazhdim në Gjykatën e Lartë për legjimitetin e partisë, para kalimit të vulës te Berisha në mënyrë të dyshimtë, ka qenë një nga kritikët dhe kundërshtarët më të ashpër të Berishës.

Primaret mbahen më 1 mars dhe listës së parë të miratuaf nga kryesia me rreth 290 emra i janë shtuar dhe rreth 20 te tjerë.

Më herët edhe ish-prokurori i shkarkuar nga Vetingu për kontakte të papërshtatshme me krimin, Arjan Ndoj u njoftua që do të ishte pjesë e Primareve të Berishës./Alfapress.al

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128