Shpërthimi në zyrën e Fran Gjonit, zbardhen detaje të reja! Tritolin e vunë dy persona, pista nën hetim

28 Shkurt 2025, 14:06 / AKTUALITET ALFA PRESS

Shpërthimi në zyrën e Fran Gjonit, zbardhen detaje të reja!

Detaje të reja janë zbuluar nga tritoli, i cili u vendos noterisë së Fran Gjonit në Lezhë.

Burime bëjnë me dije se janë të përfshirë dy autorë në këtë ngjarje, të cilët kanë përdorur tritol me fitil që e kanë hedhur direkt nga makina. Nga pamjet e sigurisë, shihen dy persona, ku njëri nga autorët ka qenë në rolin e shoferit, ndërsa autori tjetër ka vendosur tritolin te shkallët para noterisë.

Autorët e dyshuar kanë udhëtuar me një automjet tip “BMW”, të aksidentuar, që nuk përdorej prej kohësh dhe në këtë ngjarje u përdor  me targa te vjedhura. Po ashtu, dyshohet se autorët kanë dalë jashtë qytetit të Lezhës pas ngjarjes.

Policia ka dy pista ku po heton për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje nëse lidhet me vetë Fran Gjonin, i cili prej vitesh kryen detyrën si noter në Lezhë, apo mund të jetë ndonjë sulm për shkak të vëllait të tij ish-gjyqtarit Gjin Gjoni, ku u përfshi në politikë si drejtues i PD-së në Lezhë, ku pak javë më parë dha dorëheqjen nga ky post për të kandiduar në Primaret e PD-së për qarkun e Lezhës.

Po ndodh...