Napoli-inter në fushë me mungesa/ Ish-sulmuesi Pandev: Zikaltërit janë më të favorizuar

28 Shkurt 2025, 14:38 / SPORT ALFA PRESS

Napoli-inter në fushë me mungesa/ Ish-sulmuesi Pandev: Zikaltërit

Napoli dhe Inter përballen këtë të shtunë, në stadiumin “Diego Armando Maradona”, në një duel që mund të ndikojë ndjeshëm në garën për titullin e Serie A.

Interi kryeson kampionatin me 57 pikë, vetëm një më shumë se Napoli, duke e bërë këtë sfidë jetike për të dyja skuadrat.

Napoli vjen në këtë përballje pas një serie rezultatesh të luhatshme, pa fitore në katër ndeshjet e fundit, dhe do të zbresë në fushë pa mesfushorin Zambo Anguissa dhe sulmuesin David Neres. Ndërkohë,

Edhe Inter ka mungesa para kësaj sfide, Simone Inzaghi nuk do të ketë në dispozicion Carlos Augusto, Matteo Darmian dhe Nicola Zalewski, megjithatë trajneri zikaltër ka ende alternativa të mira.

Në ndeshjen e parë të sezonit, Inter dhe Napoli barazuan 1-1 në “San Siro”. Nga 42 përballjet e fundit mes tyre që prej vitit 2007, Interi ka fituar 15 herë, Napoli 14 herë, ndërsa 13 ndeshje kanë përfunduar në barazim.

Ish-sulmuesi Goran Pandev analizoi përballjen mes Napolit dhe Interit, dy skuadrave me të cilat ka luajtur.

Sipas tij ekipi zikaltër është më I përgatitur për këtë sfidë. Megjithatë në luftën për titull ai ka një paralajmërim për të dy skuadrat.

Duhet të kenë kujdes nga Atalanta, e cila pas eleminimit nga Champios League kërkon të shkruajë historinë këtë sezon duke marrë titullin kampion në Serie A. 

Po ndodh...