
Dy vjet nga tragjedia e përplasjes së trenave në Greqi, në Korçë qytetarët ndezin qirinj, homazh për viktimat

28 Shkurt 2025, 15:50 / AKTUALITET
Dy vite pas përplasjes tragjike të dy trenave që solli humbjen e jetëve të 57 personave,midis tyre edhe shqiptarë, Korça solidarizohet me protestën në Greqi “Nuk Kam oksigjen”.
Qytetarët u mblodhën në sheshin e Katedrales “Ngjallja e Krishtit”për të kujtuar por njëkohësisht për t'i qëndruar pranë familjeve që luftojnë për drejtësi.
Qytetarët ndezën qirinj si homazh për të rinjtë studentë, bij emigrantësh shqiptarë dhe gjithë viktimat e tjera që humbën jetën në aksidentin tragjik në Greqi.
Në gjithë Greqinë janë thirrur protesta ndërsa sot shënohen 2 vite nga tragjedia e përplasjes së dy trenave në afërsi të Larisës. Përplasja fatale e 28 shkurtit 2023 u mori jetën 57 personave, mes tyre edhe 6 shqiptarë.

ide


Nëse Amerika mbyll SPAK-un, kush përfiton më shumë, PS apo PD?
Nga Kreshnik Spahiu

A mund të përmirësohet SPAK nga klasa jonë politike?
Nga Blendi Kajsiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128