11 Maji/ Drejtori i Policisë së Shtetit mbledh zëdhënësit: Transparencë e vëmendje çdo indicieje për parregullsi gjatë zgjedhjeve

28 Shkurt 2025, 16:05 / AKTUALITET ALFA PRESS

11 Maji/ Drejtori i Policisë së Shtetit mbledh
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, zhvilloi një takim me Sektorin për Komunikimin me Median dhe Publikun, si dhe me zëdhënëset e DVP-ve në 12 qarqe.

Takimi u zhvillua në kuadër të ciklit të trajnimeve për punonjësit e Policisë, lidhur me përgjegjësitë e strukturave të Policisë së Shtetit për garantimin e mbarëvajtjes së zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë, maj 2025. Trajnimi, i cili u mbajt sot në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, përfshiu specialistët e Sektorit për Median dhe Komunikimin me Publikun, si në qendër ashtu edhe në 12 qarqe.

Trajnimi për këtë hallkë të rëndësishme të punës së Policisë së Shtetit u përshëndet nga Drejtori i Përgjithshëm, Ilir Proda, i cili vlerësoi punën e deritanishme, duke theksuar nevojën për përmirësim të vazhdueshëm në interes të informimit në kohë të qytetarëve. Ai theksoi se kjo kërkon angazhim të shtuar, profesionalizëm dhe reagim të shpejtë për çdo ngjarje dhe rezultat të punës së strukturave të Policisë së Shtetit.

“Transparenca me median dhe qytetarët është guri i themelit në marrëdhënien e besimit, bashkëpunimit dhe reciprocitetit mes Policisë së Shtetit, medias dhe qytetarëve. Puna dhe performanca juaj janë thelbësore për përmirësimin e mëtejshëm të imazhit të Policisë së Shtetit. Ndërveproni me qytetarët dhe median me korrektësi dhe etikë, si dhe kushtojini vëmendje maksimale çdo indicieje që vjen prej tyre për paligjshmëri të ndryshme në përditshmëri dhe gjatë çdo faze të procesit zgjedhor, duke i përcjellë ato në strukturat përkatëse për ndjekje dhe zgjidhje.”- tha Proda.

 

Po ndodh...