
Kategoria e Parë/ Flamurtari 'poker' në shtëpi, përmbys 4-1 Korabin! Pogradeci dhe Lushnja paqe mes katër golash

Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri nisi këtë të premte me dy nga ndeshjet e raundit të 25-të. Flamurtari fitoi 4-1 kundër Korabit, ndërsa Pogradeci dhe Lushnja barazuan 2-2.
Në stadiumin e Vlorës vendasit e Flamurtarit fituan 4-1 me përmbysje kundër Korabit. Ishte Patrik Treni në minutën e 25-të që kaloi në epërsi dibranët, ndërsa ekuilibrat në ekstremin e pjesës së parë i vendosi Vasil Shkurtaj. Pjesa e dytë pa në fushë një Flamurtar me "marshin e pestë" dhe vendasit shënuan edhe tre herë të tjera me Herald Markun në zhvillimet e një këndoreje, si edhe me dopietën e Oshafin. Vlonjatët mbeten në vendin e dytë me 59 pikë, një pikë më pak se kryesuesit e Vorës që të shtunë presin në shtëpi Kukësin.
Në "Gjorgji Kyçyku" të Pogradecit, liqenorët vendas barazuan 2-2 kundër Lushnjës, duke ndarë pikët. Ishin lagunarët që shënuan dy gola me Olala dhe Xhabrahimin pas 13 minutave të para të lojës, para se Alidemaj dhe Danladi të barazonin për vendasit. Të dyja skuadrat për momentin ndodhen në zonën e promovimit për në elitë.
Kategoria e Parë, raundi 25-të:
E premte, 28 shkurt 2025 -14:00
Flamurtari 4-1 Korabi
Pogradeci 2-2 Lushnja
E shtunë, 01 mars 2025 - 14:00
Besa - Apolonia
Burreli - Kastrioti
Vora - Kukësi
E diel, 02 mars 2025 - 14:00
Erzeni - Valbona
Renditja:
-
Partizani kërkon vazhdimësinë, Egnatia për 3 pikë ndaj Teutës
28 Shkurt, 14:38

ide


Nëse Amerika mbyll SPAK-un, kush përfiton më shumë, PS apo PD?

A mund të përmirësohet SPAK nga klasa jonë politike?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128