
Kishin hyrë në Shqipëri si turistë/ Detaje nga vrasja e 24-vjeçares palestineze në Tiranë, dyshohet vrasje me paramendim

Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja e një vajze 24-vjeçare në Tiranë nga bashkëshorti i saj.
Çifti me origjinë nga Palestina jetonte në Mynih dhe në datën 19 shkurt ishin futur në Shqipëri nga Aeroporti “Nënë Tereza”, duke u paraqitur si turistë.
Po atë ditë kishin marrë banesën me qira ku edhe ndodhi krimi dhe dyshohet se vrasja ka ndodhur më 22 shkurt.
Pasi kreu krimin me mjet prerës, ai i mori asaj celularin dhe mjetet e identifikimit dhe u largua sërish nga Rinasi.
Dyshohet se vrasja është kryer me paramendim, ndërsa trupi i pajetë i saj u zbulua vetëm ditën e djeshme nga policia.
Ashtu sikurse ka hyrë, pamjet e sigurisë e tregojnë të qetë autorin edhe kur largohet nga Shqipëria.
Kjo ishte hera e parë e tyre që vinin në Shqipëri, por rrethanat e ngjarjes mbeten ende enigmatike.

ide


Nëse Amerika mbyll SPAK-un, kush përfiton më shumë, PS apo PD?

A mund të përmirësohet SPAK nga klasa jonë politike?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128