
Hasani: Në qershor pritet hapja e dy grup-kapitujve të fundit me BE, në dhjetor nis mbyllja e kapitujve të parë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani deklaroi sot se, në qershor pritet që Shqipëria të hapë dy grup-kapitujt të fundit me Bashkimin Evropian, ndërsa në dhjetor pritet të nisë mbyllja e kapitujve të parë.
Në fjalën e tij në Konferencën e Komisioneve Parlamentare për Integrimin Evropian/Çështjet Evropiane të Shteteve Pjesëmarrëse në Procesin e Stabilizimit dhe Asocimit të Evropës Juglindore që mbahet në Pallatin e Kongreseve, Hasani u shpreh se, “ky forum ka luajtur dhe vijon të luajë një rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropian të rajonit tonë dhe sot këtu ne riafirmojmë angazhimin e përbashkët për integrimin evropian, bashkëpunimin rajonal dhe ndërtimin e një rajoni të qëndrueshëm, të begatë dhe të bashkuar”.
“Formati COSAP ka dëshmuar vlerën e pazëvendësueshme si një hapësirë dialogu, duke nxitur mirëkuptimin e ndërsjellë mes vendeve tona dhe duke forcuar rolin e parlamenteve në procesin e integrimit në BE”, tha ai.
“Ballkani Perëndimor ka bashkëpunuar për të promovuar demokracinë, shtetin e së drejtës, të drejtat e njeriut dhe qeverisjen e mirë. Vlera që janë thelbësore për rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE.
E ky rreth bashkëpunimi po zgjerohet teksa gjithnjë e më shumë vende ecin përpara në këtë proces”, tha Hasani.
Për Shqipërinë, shtoi ministri, “pa dyshim që pritja e kësaj konference është një dëshmi e përparimit të ndjeshëm që kemi bërë në rrugën e integrimit evropian, një proces gjithmonë i udhëhequr nga vizioni dhe përkushtimi i qeverisë sonë”.
Falë këtij drejtimi, nënvizoi Hasani, “Shqipëria ka shënuar arritjet më të rëndësishme, nga marrja e statusit të vendit kandidat dhe hapja e negociatave të anëtarësimit e për të vazhduar me angazhimin konkret në diskutime mbi aspektet kyçe të këtij procesi”.
“Më shumë se kurrë jemi më pranë hapit të ardhshëm të këtij rrugëtimi dhe përkushtimi i qeverisë për të përshpejtuar reformat ka vendosur një standard të ri për vendet tona”, shtoi Hasani.
Ministri Hasani u shpreh se në qershor pritet hapja e dy grup-kapitujve të fundit me Bashkimin Evropian, ndërsa në dhjetor pritet të nisë mbyllja e kapitujve të parë.
“4 nga 6 grup-kapitujt janë hapur tashmë. Në qershor ne presim të hapim dhe dy të fundit dhe nga dhjetori i këtij viti të nisim me mbylljen e kapitujve të parë”, tha Hasani.

ide


Nëse Amerika mbyll SPAK-un, kush përfiton më shumë, PS apo PD?

A mund të përmirësohet SPAK nga klasa jonë politike?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128