Emrat/ U kapën duke transportuar 11 kilogram kanabis, arrestohen katër persona në Tiranë

28 Shkurt 2025, 11:09 / AKTUALITET ALFA PRESS

Emrat/ U kapën duke transportuar 11 kilogram kanabis, arrestohen katër

Katër persona janë vënë në pranga në Tiranë, pasi u kapën në flagrancë duke transportuar 11 kilogram kanabis.

Në kuadër të operacionit “Carry on” u arrestuan Jetlir Mulkurtaj, Gjonald Hazizi, Jetmir Mulkurtaj dhe Ormal Ismaili

Gjatë operacionit, në rrugën “Bill Klinton”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Benz”, në të cilin gjatë kontrollit, në bagazh, janë gjetur dhe sekuestruar 2 thasë të mbushur me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale 11 kg.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe 5 celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.