
“Jemi katastrofë…”, habit Bojaxhi: Po të mos ishte NATO, ne mund të ishim pushtuar

Mbrëmjen e kësaj të hëne, paneli i të ftuarve në studion e “Opinion” në Tv Klan diskutoi sa i takon përplasjes së Trump dhe Zelenskyt. Debat i cili ka mbajtur jo pak në ankth dhe të mbërthyer pas ekranit liderët europianë dhe qytetarët.
Një përplasje e pazakontë e cila duket se po bën “çorap” politikën globale. Pyetjet që shtrohen janë të njëpasnjëshme. Çfarë do të ndodhë me luftën Rusi-Ukrainë, po me marrëveshjen për mineralet e rralla? Po me Europën çfarë do të ndodhë në gjithë këtë “mesele”?
Të gjitha këto u diskutuan nga paneli i të ftuarve në “Opinion”. Por, Gjergj Bojaxhi bëri për publikun një analizë të gjithë rrjedhës që çoi në përplasjen mes dy presidentëve. Ai tha se tashmë ka ardhur koha që të gjitha vendimet e premtimet e Trump të merren më seriozisht.
“Unë do të thoja se duhet parë pak konteksti se si kemi ardhur deri këtu, deri te ai takim. E para duhet të marrim më shumë seriozisht gjërat që thotë Trump, sepse nganjëherë kur thotë Trump që Kanadaja duhet të bëhet Amerikë e marrim pak si me të tallur, si një shashkë. Tani kemi një presidencë amerikane që shprehet se Groenlandën duhet ta marrë Amerika, Kanadaja duhet bërë shtet i Amerikës, kanalin e Panamasë do e marrë Amerika. Në thelb kjo është e njëjta lloj sjellje me vendet e tjera njësoj siç bën Rusia, në thelb. Hiq etnicitetin sllav siç flet Putini, në aspektin e marrëdhënieve ndërkombëtare praktikisht Trump po jep sinjale që mund të jetë i interesuar ta ndryshojë rendin botëror, jo në aspektin që do të heqë Rusinë nga Kina, por që ne do të marrim atë që duam, do të krijojmë blloqet tona gjeografike, ekonomike apo politike dhe të tjerët duhet ta pranojnë këtë realitet”, sqaroi Bojaxhi.
Por, Gjergj Bojaxhi krahas politikës globale “hodhi sytë” dhe nga vendi ynë. Sipas tij Shqipëria ka qenë gjithmonë një “pjellë” e politikës globale, të fuqive të mëdha. Ai shton se nëse nuk do të ishte NATO, vendi ynë mund të pushtohej nga vendet fqinje.
“E lëmë Ukrainën, unë mendoj se është më mirë për shqiptarët ta shikojmë në nivelin personal. Ne si shtet sot jemi produkt i një konsensusi ndërkombëtar të vendeve të fuqishme sidomos në Europë, por dhe me ndihmën e Uillsonit në Amerikë në vitin 1918. Ne si Shqipëri na intereson ky rend botëror, a ke nevojë për rregullime, po. A ka nevojë për ndryshime, po. Në thelb ne si vend përfitojmë nga ky model që është. Ne jemi produkt i një lufte dhe ajo që mbeti, mbeti sepse nuk donin që këta që sulmuan të merrnin çdo gjë. Flasim realitetin, përtej luftës që ne kemi bërë. Ne jemi produkt i një rendi ndërkombëtar. Sot që ne po flasim nëse ne nuk do të ishim në NATO, ka vende fqinje që ne mund të na pushtonin. Madje tani ne jemi katastrofë fare me rënien demografike e me të gjitha. Pra ne si shqiptarë na intereson ky rend botëror që kemi sot”, përfundoi Gjergj Bojaxhi.

ide


Bllofi i Primareve me militantë!

Oligarkia politiko-ekonomike në alarm!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128