
Izraeli bombardon një depo armësh në veriperëndim të Sirisë

Ushtria izraelite njoftoi këtë mbrëmje se kishte goditur një objekt ushtarak, ku ndodhej një depo armësh në veriperëndim të Sirisë, ndërsa agjencia siriane e lajmeve dhe Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, raportuan për një shpërthim pranë portit të Tartus.
Ushtria izraelite theksoi se goditi një vendndodhje ushtarake ku ishin ruajtur armët që i përkisnin ish regjimit sirian në rajonin Qardha të Sirisë.
Observatori Sirian raportoi një shpërthim në një bazë ushtarake pranë portit të Tartus pasi një avion izraelit fluturoi mbi zonë.
Agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA tha se granatimet izraelite goditën rajonin Tartus në Sirinë perëndimore.
“Sulmet ajrore nga avionët izraelitë në zonën e Tartusit”, raportoi SANA, pa përmendur viktima, duke sqaruar se mbrojtja civile dhe ekipet e specializuara po punojnë për të konfirmuar se cilat objektiva janë goditur.

ide


Bllofi i Primareve me militantë!

Oligarkia politiko-ekonomike në alarm!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128