
Regjistrohet në KQZ koalicioni LZHK-Djathtas 1912, ja kush e drejton

Partia Lëvizja për Zhvillimin Kombëtar e kryesuar nga Dashamir Shehi do të garojë në zgjedhjet e 11 majit në një koalicion me Djtathas 1912 e kryesuar nga Enkelejd Alibeaj.
Në kërkesën drejtuar KQZ thuhet se koalicioni do të mbajë emrin “Djathtas për Zhvillim” ndërsa shkronjat nistore do të jenë “DZh”.
Drejtuesi politik i koalicionit është Kryetari i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, emri i të cilit do të rezultojë edhe në fletën e votimit.
Sipas kërkesës së partive ky koalicioni do të jetë në opozitë me shumicën qeverisëse. Në këtë koalicion drejtimi është kolegjial. Asnjë nga partitë pjesëmarrëse nuk ka rol kryesor apo dytësor në raport me partitë e tjera. Drejtimi i koalicionit bëhet kolegjialisht nga një grupim i krijuar me përfaqësues të të gjithë partive pjesmarrëse.
Gjithashtu në shkresën drejtuar KQZ kërkohet që Rezart Kthupi, të autorizohet si i vetmi person/ autoritet që në emër dhe për llogari të koalicionit ka të drejtë të:
paraqesë kërkesë për regjistrimin e Koalicionit, së bashku me këtë marrëveshje, pranë KQZ-së.
nënshkruajë dhe të depozitojë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) listën e kandidatëve për deputetë si dhe çdo dokumentacion tjetër të nevojshëm për regjistrimin e koalicionit dhe kandidatëve, deri në përfundim të proçesit zgjedhor.
pëfaqësojë Koalicionin gjatë proçedurës së shortit, në KQZ, për renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit. d. caktojë vëzhguesit e Koalicionit në KZAZ-të, KQV-të dhe VNV-të, në të gjithë vendin.
përfaqësojë Koalicionin dhe/ ose të autorizojë përfaqësues të tjerë, për t’a përfaqësuar atë pranë KQZ, Kolegjit Zgjedhor ose instancave të tjera administrative dhe gjyqësore ku do të konsiderohet e nevojshme.

ide


Bllofi i Primareve me militantë!

Oligarkia politiko-ekonomike në alarm!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128