Përfundon numërimi i votave për Këshillin Bashkiak në Himarë
16 Maj 2023, 15:46 / POLITIKË

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për Këshillin Bashkiak të Bashkisë Himarë.
Partia Socialiste ka mundur të fitojë në Këshillin Bashkiak me 36.06% të votave, ose 9 mandate.
Në vend të dytë renditet koalicioni Bashkë Fitojmë me 30.22% të votave, ose 2328 vota.
Të përkthyera në mandate koalicioni Bashkë Fitojmë ka siguruar 8 mandate në këshillin e ri bashkiak.
Një mandat ka mundur të sigurojnë dhe Partia Demokratike zyrtare, Minoriteti Etnik për të Ardhmen, Aleanca Arbnore Kombëtare dhe Alenca Progresiste L.ZH.K.
Ndërkohë kujtojmë se zgjedhjet në bashkinë e Himarës u fituan nga kandidati i koalicionit Bashkë fitojmë, Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg si nën akuzat për blerje votash.
Po ndodh...
ide
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
Rama-Berisha, nga burra shteti në Kameleon!
Nga Ermal Peçi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


