
Përplasja e sotme është pazari, Rama -Berisha, për të mbajtur peng opozitën!

Revolucioni i kontrolluar i Edi Ramës dha sot shfaqjen më të turpshme në parlament.
Pasi javën e shkuar Kuvendi u kujdes që të bënte të ditur se deputetët e opozitës nuk do të ishin sot të pranishëm në seance plenare pasi ishin të dënuar, sot kishin telefonuar me vrap Gazment Bardhin për ti thënë: Aman ejani në seancë se bëmë gabim!
Ky është thjesht pazar Rama-Berisha.
Ramës i duhet shfaqja e sotme që njerëzit të merren me këtë dhe jo me skandalet e pafundme të qeverisë së tij, siç janë dhe arrestimet e fundit.
Berishës i duhej shfaqja në parlament për tua shitur militanteve që po i largohen me shpejtësi, pasi e di se ai tashmë është jo vetem non grata dhe i pa dëshiruar nga Perëndimi, por edhe në hetim për korrupsion.
I vetmuar dhe i izoluar, i duhet shfaqja e parlamentit si oksigjeni një të intubuari.
Dhe me pazarin e sotëm për turpin e Kuvendit që hedh poshtë vendimin e marrë 3 ditë më parë, duket se e shtynë edhe një ditë, Rama dhe Berisha.
Por kjo ishte ditë e zezë për të dy.
Shqiptarët dhe ndërkombëtarë e kuptuan se ata janë bashkë si në lejet e ndërtimit dhe në oksigjenin e përditshëm që i japin njeri - tjetrit.
Kjo ishte ditë e zezë për Sali Berishën i cili tregoj se ai njeh vetëm gjuhën e dhunës, sharjeve e terrorit.
Ata janë bashkë.
Ata mbajnë njëri- tjetrin.
Rrëzimi i njerit është fundi i tjetrit.
Hetimi për korrupsion i Berishës është lajmi më i keq për Ramën.
Sa më shumë bëjnë sikur zihen, aq më të madh e kanë pazarin mes tyre.
Mos harroni, në kulmin e përplasjes familja e Berishës mori lejen për kullën më lartë në Ballkan, që do të ngrihet në Tiranë. Si simbol i Trekëndëshit të tranzicionit korruptiv, siç edhe ka formën!/Alfapress.al

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128