Pse nuk reagoi për “21 janarin” apo “Gërdecin”? Përgjigjet vajza e Sali Berishës
Argita Malltezi Berisha ishte e ftuar sot në Top Story në Top Channel ku foli për arrestimin e bashkëshortit të saj Jamarbër Malltezi dhe dosjen e hapur të babait, Sali Berisha.
E pyetur nga gazetari Robert Rakipllari se përse nuk ka reaguar për çështje të tjera si “21 janari” apo “Gërdeci”, Argita u shpreh:
“Kjo është një çështje e zhveshur nga materia. Nuk pritej nga unë një reagim për ato situata pasi nuk isha njeri publik. Këto janë ndodhi që përndjekin përkursin politik dhe zhvillimin politik të një vendi. Por njeriu duhet të ketë një llogaridhënie karshi Zotit dhe ligjit. Për çështjen e Gërdecit, është diçka që më dhemb zemra”.
Rakipllari: Në Shqipëri ka pasur shumë korrupsion dhe ka pasur shumë pak ndëshkim, drejtësia ka qenë e komanduar nga politika. Prandaj u bë reforma në drejtësi që në këtë vend të kishte hetime dhe të prekeshin të paprekshmit…
Argita: “Nuk jam dakord. Shqipëria si në çdo vend në tranzicion ka pasur probleme me korrupsionin. Por me qeverinë e Ramës ka pasur korrupsion galopant. Nuk ka qenë në këto nivele në 2013”.
Sali Berisha pa Lulzim Bashën është i njëjti si në vitet 97-98!
ide
O Sali, o hero, Edi Rama ty të do...
Mosbindje civile e PD, ndaj Sali Berishës
Alter ego e udhëheqësve të Shqipërisë: Banditi
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128