"Po na vjedhin", Berisha bën thirrje: Qytetarë, bjeruni me vezë dhe domate hajdutëve!

18 Tetor 2024, 20:06 / POLITIKË ALFA PRESS

"Po na vjedhin", Berisha bën thirrje: Qytetarë, bjeruni me

Kryetari i PD-së, Sali Berisha bëri thirrje për revoltë dhe ""mosbindje civile". 

Po ashtu Sali Berisha iu drejtua të gjithë qytetarëve, duke i kërkuar që t’i gjuajnë me vezë dhe domate të gjithë zyrtarët hajdutë.

Berisha: Dje Edi Rama tha se përfundoi rruga Korçë-Ersekë, rruga Korçë-Ersekë përfundoi pas 13 vitesh. Për ndërtimin e 17 km rrugë u deshën 11 vite. 18 km e para të rrugës Korçë-Ersekë përfunduan brenda dy viteve me një kosto 800 mijë euro km. Merrni të dhënat dhe shihni. Cfarë ndodhi me 17 km e tjera? Nëse 18 km e para u ndërtuan me 15 mln euro, 17 km e dyta të rrugës u ndërtuan me 54 mln euro. U ndërtuan me një çmim 4 herë më të lartë. Shikoni sa vjedh Edi Rama dhe lubi Balluku. Rrugën që ndërtohej me 800 mijë e kaluan në 3 milionë e 400 mijë km. Këto nuk shkojnë për të sëmurët dhe shkollat, por shkojnë për vilat dhe për kontot e fryra bankare. Edhe kanë moral këta të kërkojnë vota. Qytetarë dhe qytetare, vezë dhe domate kudo që ti gjeni. Vezë dhe domate hajdutëve fytyrës kudo që ti gjeni. Mos i lejoni të bëjnë një hap në rrugët dhe rrugicat tuaja. Këta duhet ti damkosni.

 

Po ndodh...

ide