
Preç Zogaj: Administrata Trump mbështet SPAK-un, dhanë sinjale edhe për non-gratën e Berishës...

Preç Zogaj, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për raportin e DASH, ku përmendet non-grata e Sali Berishës dhe akuzat e SPAK ndaj Berishës dhe dhëndrit të tij.
Sipas analistit, ky është tregues se administrata Trump po vijon të njëjtën politikë se ajo e administratës së mëparshme çka sugjeron se ajo e mbështet SPAK-un, ndërkohë që nuk ka shumë gjasa që non-grata e Berishës të hiqet, pasi ajo citohet edhe në raportin e fundit të firmosur nga administrata e re.
"Ka disa elementë të rinj që ja vlen të nënvizohen. Ky është një raport i zyrtarizur nga DASH nga administrate e re, jo i mbartur nga çfarë kanë lënë ata. Duhet të kemi parasysh, që i gjithë ekipi drejtues, ekipi që mbulon edhe Ballkanin është kompletuar me drejtues të rinj, që janë vënë nga administrate e re Trump. Elementi tjetër, kishte heshtje relative, ishin hapur gojë që SHBA nuk do të përmendë më SPAK dhe i kanë hequr prizën. Pritej me kureshtje që administrate e re të shprehjes për SPAK. Në raportin për 2024 që ka vulën e administratës së re, sepse po të ishin kundër, nuk e botojnë raportin ose shtojnë të vetat.
Pas dy muajsh marrim dhe mësojmë, që administrate e re amerikane është në vazhdën e asaj të mëparshme sa i takon vlerësimit të punës së SPAK. Kjo ka shumë rëndësi për të inkurajuar SPAK-un. Madje ka vërejtje, kritikë nxitëse, thotë megjithatë hetimet ishin në nivele të ulëta.
Sot në Shqipëri, drejtësia e re ka një dokument zyrtar që tregon se SHBA vijon të njëjtën politikë. E kam paralajmëruar, ka patur shumë kundërshtime, por kam lexim timin për administratën amerikanë.
Për non-gratën, nuk jam berishist, por jam nga ata demokratë, që kam dëshiruar që Berishës t’i hiqet non-grata, për historinë e Shqipërisë.
Bartja në këtë raport, qoftë edhe e faktit, sepse nuk ka si shpiket, por ka edhe faktet të tjera. Citimi i sanksionimit të Berishës dhe i akteve që kanë çuar në sanksionimin e tij, që Rubio po e përdor për të sanksionuar ish politikanë të amerikës latine. Pra kemi dy lajme, ndërsa në Shqipëri, po prisnin me padurim që SPAK-ut ti hiqej priza dhe Berishës ti hiqej non-grata, ata e marrin dhe citojnë aktin duke e pohuar.
Administrata e re e Presidentit Trump po mbështetet mbi një akt mbi të cilin janë sanksionuar shumë të tjerë më parë, pra do të vijojë të sanksionojë për korrupsion madhor politikanë të ndryshëm në botë", tha Zogaj.
ide

Rama-Basha dhe evolucioni i të bërit politikë!

Koha nuk i dha të drejtë Rama& Berishës, për asgjë deri tani

Katet Rama-Berisha kanë hipotenuzë mashtrimin!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128