Presidenti i ri, Ekonomi tregon detajet: Propozova dhe emrin e një zonje

Ministrja e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, Milva Ekonomi ka folur në lidhje me zgjedhjen e Presidentit të ri. E ftuar në emisionin ‘Pushteti’, Ekonomi ka treguar se në zarfin e propozimeve, kishte qenë edhe emir i një zonje. Më tej ajo ka shtua se ka pasur një reflektim personal në lidhje me cilësitë që duhet të ketë Presidenti i ardhshëm.
Pjesë nga biseda
Ekonomi: Ne kaluam sot në një proces që dhamë tre emra dhe secili nga ne bëmë një reflektim personal. Unë personalisht mendova se duhet të jetë një njeri që vjen me një profesionalizëm me një mënyrë që e shikon pak më gjerë dhe ka një reflektim për arritjet. Është e rëndësishme qëfigura e presidentit të transmetojë gjëra kardinale. Duhet një njeri që ka përulësi, thjeshtësi dhe ajo që unë mendoj se ka shumë rëndësi është fakti që të jetë një njeri që ta dojë Shqipërinë. PS ka mundësinë e herës së parë ta zgjedhë vetë presidentin në bazë të votave. Mendojmë se presidenti është një figurë që do t’i shërbejë vendit për 5 vite dhe kështu duhet një figurë që të ketë aftësinë të jetë i gjithëpranueshëm sepse aty duhet të përfaqësojë të gjithë shqiptarët dhe të harrojë përfaqësinë politike.
Pyetje: Në zarfin ku votuat për propozimet në lidhje me presidentin, kishte emër zonje?
Ekonomi: Po kishte emër zonje. Ne kishim mundësi të jepnim tre emra dhe në këto tre emra kishim mundësi të kujdeseshim për barazinë gjinore.
-
Paloka: Rama po bën show, emrin e presidentit e ka caktuar
19 Prill, 20:49 -
-
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



