Lajme flash

“Programi i PD, aq i mirë sa PS na e vodhi”, Berisha: Edhe Nokia tentoi të kopjojë iPhone-in, por dështoi!

12 Prill 2025, 19:14 / POLITIKË ALFA PRESS

“Programi i PD, aq i mirë sa PS na e vodhi”, Berisha: Edhe

Sali Berisha, ka marrë pjesë në prezantimin e programit elektoral të PD në Pallatin e Kongreseve.

Berisha tha se Partia Socialiste, e cila ka qeverisur për shumë vite dhe kopjon projektin e PD.

Ai ka bërë një krahasim me industrinë e teknologjisë, duke iu referuar Nokia dhe Apple.

Sipas tij, Nokia ishte një kompani që arriti kulmin e saj, por kur tentoi të kopjonte iPhone të Apple, ajo dështoi.

Berisha ka theksuar se Apple nuk i përmendi kopjen e Nokias, por vazhdoi të përmirësojë produktin e saj, duke arritur suksesin më të madh.

Në këtë mënyrë, Berisha ka dënuar qeverisjen e Edi Ramës, duke e quajtur projektin e tij si një tentativë për të vjedhur dhe mashtruar.

Ai ka theksuar se kopjet nuk mund të kenë sukses dhe se vetëm projekti i PD ofron një të ardhme të qëndrueshme dhe me vlera të vërteta për qytetarët shqiptarë.

 

Po ndodh...

ide