Protesta e madhe në Tiranë, reagon emisari i Trump, Richard Grenell: Haga është jashtë kontrollit!
17 Tetor 2025, 21:08 / POLITIKË
Emisari i presidentit amerikan për misione të veçanta në botë, Richard Grenell ka reaguar sërish mbi protestën e madhe në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së sot në Tiranë.
“Haga është jashtë kontrollit. Kjo është ajo që ka bërë Jack Smith”, ka shkruar Grenell në rrjetin X, duke iu referuar ish-prokurorit special që kishte ngritur padinë ndaj Thaçit.
Ai gjithashtu shpërndau një postim të gazetares Xhorxhina Bami, e cila raportonte për tubimin e sotëm në kryeqytetin shqiptar, Grenell shkroi shkurt: “And in Tirana”.
Sot në Tiranë u mbajt protestë e madhe gjithëkombëtare kundër padrejtësisë që po u bëhet ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Po ndodh...
ide
Rama-Berisha, nga burra shteti në Kameleon!
Nga Ermal Peçi
PD-ja, si Firmë Piramidale!
Nga Indrit Vokshi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128