Protestë më 6 dhjetor?/ Kreshnik Çollaku: Mos ia bëni këtë dhuratë Ramës

18 Nëntor 2022, 14:11 / POLITIKË ALFA PRESS

Protestë më 6 dhjetor?/ Kreshnik Çollaku: Mos ia bëni

Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku, ka reaguar kundër një protestë të mundshme më datë 6 dhjetor, datë kjo që përkon me Samitin e BE-Ballkani Perëndimor. Çollaku shprehet se një protestë në këtë datë do të ishte një gabim dhe një akt që do ta dëmtonte opozitën.

Reagimi i Çollakut:

Thirrja e nje proteste ne 6 dhjetor ,diten kur ne Tirane mblidhen liderat e BE,si nje akt te forte demonstrimi gjeostrategjik te se ardhmes se Ballkanit Perendimor ne kundershtim te perpjekjeve ruse per destabilizim te Ballkanit..,eshte e gabuar dhe nje akt qe e demton opoziten ne planin nderkombetar.

Thirrja e nje proteste ne Tirane ndersa mblidhen kreret e BE,do te ishte nje dhurate e pamerituar per Edi Ramen.

Une shpresoj mendjet e qeta e te kthjellta do te ndalin kete akt qe do te lexohet keq..

Per te protestuar kemi cdo dite te vitit.

Ne 6 dhjetor mos ia beni Rames kete dhurate…

 

 

 

 

Po ndodh...

ide