Lajme flash

“PS-PD, strategji të vjetra me ambalazh të ri”, Ermal Hasimja: Berisha e ka të vështirë të pranojë këshilla

14 Prill 2025, 21:55 / POLITIKË ALFA PRESS

“PS-PD, strategji të vjetra me ambalazh të ri”, Ermal

Ermal Hasimja, pedagog dhe ish-këshilltar i Berishës kur ishte kryeministër, në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, komentoi fushatat e PS dhe PD për zgjedhjet e majit. Ai u shpreh skeptik se ka ndryshuar forma dhe jo përmbajtja e fushatave. Ndërsa për angazhimin e strategut amerikan LaCivita, Hasimja u shpreh se nuk besonte se Berisha do të pranojë këshilla me ai, sepse nuk e ka bërë asnjëherë.

“Atmosfera është se nuk ndryshon gjë në politikën shqiptare. Ndryshon forma jo përmbajtja. Është si sic jam unë në këtë moment me këmishë nga lart dhe tuta nga poshtë.

Është populiste me programe ekonomike që janë të majta. PS përdor me efikasitet se ia del të afrohet me votuesin mesatar që dihet se çfarë niveli ka.

Kurse PD dihet pak ngjashëm si në 2005 dhe po e përdor angazhimin e LaCivita, si mbështetje nga SHBA. Disa njerëz mendojnë se ai është një lloj përcjellësi i një mesazhi të koduar nga ana e amerikanëve, kjo mund t’i ndihmojë. Ndoshta te pjesa e militantëve mund t’i ndihmojë. Se mendojnë që PD paska lekë për të paguar lobistë. Nëse luan një lloj roli për fushatën e PD-së do të kishte një fushatë të mirë. Berisha e ka të vështirë të pranojë këshilla nga jashtë se mendon se e njeh realitetin brenda vendit. Nuk mendoj se fushata do të ketë ndonjë risi, është çështje ambalazhimi. Është tingëllimi trumpist me këtë MAGA-n e Shqipërisë Madhështore.

Ndoshta edhe mund të funksionojë. Përpjekja e madhe e partive, qoftë tallavaja është përpjekja për të kapur votuesin mesatar dhe në Shqipëri merr formën e keqe se ky votuesi ka shumë mangësi sepse qesh edhe kur e tallin dhe të dyja partitë, PS me arrogancë dhe PD me naivitet”-tha Hasimja.

 

Po ndodh...