Pse deklarata e Xhaçkës të sjell në vëmëndje një deklaratë të Ramës të viteve më parë, ku akuzon familjen Berisha!

Deklarata e deputetes Olta Xhaçkës dhënë në emisionin ‘Top Story’ ''lidhja e kontratës për përdorimin e plazhit është përkundrejt tarifës, është e përvitshme si për të gjithë subjektet e tjera, ke vetëm prioritet për të mos ardhur dikush nga mali dhe të vërë çadrat në plazh” është përfolur gjatë në rrjete sociale madje është kthyer dhe në meme.
Deputetja nuk vonoi shumë dhe deklaroi se është keqkuptuar se dhe nuk e kishte me konotacion krahinor duke u shprehur se dhe origjina e saj është mbi 1330 metra mbi nivelin e detit.
''Nuk kam thënë po rrethojmë njerëzit nga mali. Nuk i kam parë komentet në rrjet. Por sërish është vazhdim i komenteve dashakeqe dhe fjalimeve të nxjerra nga konteksti. I kanë dhënë konotacion krahinor është dashakeqe. Doja të thoja që hoteli është në rrëzë të malit. Që ti japësh konotacione krahinore. Absolutisht jo. Të gjithë ata që i njoh dhe të gjithë ata që kanë komentuar origjinën nuk e kanë më shumë se unë. Origjina ime është mbi 1330 metra mbi nivelin e detit. Këto janë vërtet qesharake. Më vjen keq që me dashakeqësi e nxjerrin nga konteksti" u shpreh deputetja.
Por nëse kthehemi në kohë më pas kjo deklaratë e Xhaçkës të sjell në mëndje një tjetër deklaratë të kreut të saj, Edi Rama.
Vite më parë Rama gjatë një vizite në fshatrat e bregut të vendit foli për disa për pronarë nga veriu që kishin trashëguar toka në bregdet.
Tonet që kryeministri i vendit përdori ishin raciste.
Personat nga veriu që kishin trashëguar në bregdet Rama i quajti 'alpinë' duke dhe i ironizuar: “detin Jon e kanë parë për herë të parë kur fitoi Saliu pushtetin, për herë të parë në historinë e fisit të tyre”.
Por kohë më pas (kjo duket pak si e pabesueshme për Ramën sepse ai nuk gabon kurrë në mesazhet që jep) 'kërkoi ndjesë' për fjalën që kishte thënë kjo dhe nën presion pasi në atë kohë taksa që ai vendosi në Rrugën e Kombit mori interpretime të ndryshme.
Ai u shpreh që nuk i jam i pagabueshëm dhe që mbase ndonjëherë mund të thotë diçka më shumë se ç’duhet, por kurrë asnjëherë nuk kishte parasysh asnjë njeri të zakonshëm, që nga Tropoja deri në Konispol.
“Unë nuk jam i pagabueshëm dhe me thënë të drejtën e kam të vështirë që të hesht dhe të mos reagoj përpara budallallëkut dhe injorancës dhe kur kto bashkohen bashkë është kulmi. Mbase ndonjëherë mund të them diçka më shumë se ç’duhet, por kurrë asnjëherë nuk kam parasysh asnjë njeri të zakonshëm, që nga Tropoja deri në Konispol. Kurrë! Kurrë! Faji im, që kur thashë “alpinët”, nuk thashë Saliu, vajza, djali, Rrahmani, Rrahmoni, Ahmoni dhe Dermoni që u shfaqën si trashëgimtarë pronash afër detit. Faji im! Thashë “alpinë”, sipas meje një mënyrë ironike për t’i rënë derës që do të dëgjojë, por ajo derë nuk do të dëgjojë dhe ajo derë ka vetëm një trokitje që i bën derman: Drejtësinë! tha ndër të tjera Rama në parlament në atë kohë./Alfapress.al
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
