"Pse doni mandat të katërt ju, çkeni bërë këto tre mandate?"/ Ermonela Felaj: Integrojmë Shqipërinë në BE!

27 Mars 2025, 22:37 / POLITIKË ALFA PRESS

"Pse doni mandat të katërt ju, çkeni bërë

Deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj, e cila kandidon në listën e hapur të kësaj partie në Tiranë, ishte e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ky u pyet lidhur me fushatën dhe arsyet pse PS kërkon një mandat të katërt. 

Ylli Rakipi: Kandidoni në Tiranë në listë të hapur. E dinit si ju kishte renditur Edi Rama apo e dëgjuat në televizor? 

Ermonela Felaj: Nuk kisha ndonjë surprizë. Unë kandidoj për mandatin e pestë. Kjo është formula. Çdo brez ka kohën e vet dhe stafetën e vet. Unë jam pjesë e një brezi të ri politikanësh që hymë dhe u bëmë pjesë e PS në 2009. Ishte moment reformator për PS.

Ylli Rakipi: Pak a shumë kam filluar ta kuptoj që pse ju fitoni. Edhe kur nuk jeni të kënqaur, thoni partia ime më dënon, si puna e Kadri Hazbiut. Pra partia mbi të gjitha, ndoshta prandaj fitoni ju.

Ermonela Felaj: Pse fitojmë ka arsye më të thjeshtë.
Unë kur iu bashkova PS nuk vija nga rrjedha e politikës, punoja për pushtet të pavarur. Me të njëjtën dilemë përballen të gjithë ata që aspirojnë të bëhen pjesë e parlamentit.

Ylli Rakipi: PS ka patur tre mandate, cila është arsyeja që ju duhet të merrni mandat të katërt? 

Ermonela Felaj: Para se të vija këtu, po shihja cfarë kishit në faqe, një njoftim ishte ai i Komisioneres për zgjerimin, që Shqipëria do të mbyllë negociata në 2027. Pra është rasti për një përgjigje të thjeshtë, Shqipëria bëhet pjesë e BE brenda vitin 2027.

 

Po ndodh...