
Sondazhi i 11 majit/ Gazetari Poli Hoxha: Berisha është i pabesueshëm, ka oshilacione dhe ‘fatura’!

Qytetarët shqiptarë nuk i besojnë më Sali Berishës, madje gjithmonë kuotat e tij në sondazhe janë më të ulëta në krahasim me PD-në, ndryshe nga ato që ka kryeministri Edi Rama, që ecën paralel me shifrat e PS-së.
Shifrat e sondazhit të Piepolit në Report Tv mbrëmjen e sotme, pavarësisht se pyetjet duhet të ishin më të adresuara, të ftuarit e cilësuan si realist, ku dalloheshin edhe ndryshime shifrash me herën e kaluar.
Gazetari Poli Hoxha shprehet se Berishës nuk ke se çfarë t’i besosh më, pasi ndryshe nga Rama që ecën paralel në shifra besueshmërie me PS-në, e kundërta ndodh me kryetarin e PD-së, që del poshtë partisë së tij në sondazhe. Duke i bërë radiografinë e veprimtarisë politike Berishës, me “bëmat” e tij dhe deklaratat e bëra kohët e fundit, shpjegon edhe shifrën 65% të sondazhit që nuk i besojnë.
“Jemi në fushatë, koha e sondazhit ka qenë e shkurtër dhe pyetjet mendoj se duhet të ishin më të qarta. Por PS dhe Rama shkojnë kokë më kokë në sondazhe, kurse Berisha është më poshtë partisë. Ndaj unë besoj se Berisha është fati i Ramës, mënyra sesi po e shtyn këtë herë kryeministri. Kjo tregon edhe shifrën 65% të mosbesueshmërisë së Berishës. Berisha është kontradiktor dhe me shumë fatura, më 2013 humbi me 1 mln vota, votë popullore. Si do jetë i besueshëm kur tha hajt të heqim Bashën, ta marrë unë timonin dhe ta rrëzoj Ramën. Ndaj edhe njerëzit nuk e besojnë, problem edhe brenda PD-së. Si mund ta besosh kur thotë kandidati për kryeministër pas zgjedhjeve dhe pasi të mbarojnë bëhet vetë kryeministër. Ka oshilacione. Si mund ta besosh kur si për Kodin dhe Amnistinë vitin e kaluar u bashkua me Ramën”, thotë gazetari.

Sondazhet dhe e vërteta!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128