
300 mijë dollarë avokat dhe lobim, Klodian Tomorri shpjegon kontratën e “kripur” të Erion Veliajt

Gazetari Klodian Tomorri, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, dha detaje të reja për kontratën 300 mijë dollarë të vëllezërve Veliaj me një studio ligjore në SHBA, me vlerën 300 mijë dollar. Tomorri tha se kjo kontratë është e pambyllur dhe mund edhe të paguhet më shumëm, në varësi të punës së avokatëve.
“Është kontratë e firmosur në 1 mars mes Erion Veliaj, Arbër Veliaj dhe studios Kasoëitz Benson Torres. Ka objekt parësor që studio amerikane do të ofrojë këshilla, konsulencë juridike, mediatike dhe strategjike në lidhje me procesin që ka në Shqipëri.
Ndërkohë, nën objektin e kontratës ka edhe shërbime lobimi. Studio do të kryesojë komunikime në DASH dhe në agjencitë e tjera ekzekutive të qeverisë amerikane, madje duke bërë edhe PR në SHBA, për llogari të zotit Veliaj. Pra e gjithë kjo, komunikimet që studio do të bëjë në DASH, potencialisht apo në agjenci të tjera të qeverisë amerikane dhe fushata e PR, është qartazi shërbim lobimi.
Është kontratë që nga ana teknike është sipas formatit të marrëveshjes kuadër, kur ti nuk e ke të qartë shërbimin apo se sa shërbim duhet të marrësh. Në këtë rast çmimi janë tarifat orare të avokatëve. Sipas kontratës për zotin Veliaj, studio ka angazhuar 3 avokatë, që paguhen me orë. Shuma totale që është vënë fillimisht si parapagesë është 300 mijë dollarë dhe kjo shumë nëse nuk do të plotësohen orët, deri në këtë shumë Veliaj merr mbrapsht diferencën, por nëse do të ketë nevojë për më shumë orë, ai paguan të tjera. Është kontratë e pambyllur, e pafiksuar në punën e çmimit”-tha Tomorri.

Sondazhet dhe e vërteta!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128