
“Pse nuk fute në listën e mbyllur Sulën dhe Alimehmetin?”/ Berisha: Në vend të Dashit u vendos Çapja! S’kishte vend për…

Pyetjes pse në listën e mbyllur nuk ishte Dashnor Sula, Berisha u përgjigj duke thënë se në vend të tij u vendos Klodjana Çapja, gruaja më e votuar nga Primaret në qarkun e Elbasanit, teksa shpjegoi se ka një standard në vendosjen e merave në lista.
Në lidhje me Ilir Alimehmetin, kryedemokrati tha se nuk kishte vend në listën e mbyllur.
Rakipllari: Jeni rikthyer me mision për të sjellë demokratët në pushtet, apo jo?
Berisha: Pak më gjerë. Kam kthyer për të ndaluar këtë te keqe dhe për të bashkuar PD-në.
Rakipllari: Nga kjo pikëpamje, lista e Tiranës ka dy probleme. Lista e mbyllur nuk është guxuese, është listë e viteve 2000, nuk është e dekadës tani. Ju në rikthimin tuaj në krye të PD premtuat se kandidatët do zgjidheshin me Primare, ju këtë kriter nuk e zbatuar, ato që ishin në krye nuk janë në listë. Kur ju vetë shkelni një premtim tuajin, pse duhet t’ju besojnë shqiptarët ju për atero premtime që do bëni kur të jeni në pushtet. Pse nuk guxuat me një listë me kandidatë të rinj dhe pse nuk zbatuar atë që thatë.
Berisha: Kjo është vetëm aparencë. Nëse studiojmë atë listë del ndryshe, në listën e mbyllur janë kryetari dhe sekretari i përgjithshëm i partisë që ka një rol të pazëvendësueshëm. Vokshi ka një përkushtim shumë të madh dhe efecientë të madhe. Është Topalli, pra, ka qenë kryetare parlamenti dhe koordinatore për diasporën. Është Belind Këlliçi, Klevis Balliu, më i votuari i kandidatëve në Tiranë.
Rakipllari: S’mund të kishit të rinj që frymëzoni të rinjtë?
Berisha: Është vetëm një ministër, që është Flamur Noka. Është dhe Mediu që është aleat. Po të shkosh në parlament kudo në botë, gjen deputetë të rinj, por ka dhe deputetë të vjetër. Paloka kaloi një jetë të tërë në politikë. Edi Paloka, një gazetar i ditëve të para të lëvizjes, është kryetrari i Parlamentit të PD, për këtë arsye u vendos në atë pozicion. Këlliçi është i ri, Besart Xhaferi, Klevis Balliu, Tedi Blushi.
Më i votuari në Elbasan ishte Dash Sula nga meshkujt, por ishte dhe Capja nga gratë. Për gratë ke një standard tjetër dhe je i detyruar të vendosësh 1 në 3, grua. Klodiana Çapja doli më e votuara nga gratë në qarkun e Elbasanit.
Rakipllari: Berisha premtoi ‘do i vendosni ju me Primare’. Pse nuk është Hysen Kadiu. Alimehmeti pse nuk është në listën e mbyllur, Tabaku
Berisha Ishte, por s’kishte vend ku ta vije., lista ishte me 12 vende. E meritonte Kadiu, por s’kishte vende. Edhe nga ata në listë ke Primare.
Rakipllari: Pse Igli Cara po, dhe Dash Sula jo?
Berisha: E fitoi me garë Cara. Sepse në vend të Dash Sulës u vendos një zonjës e cila është Klodjana Çapja.

Sondazhet dhe e vërteta!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128