Neritan Sejamini: Nuk mendoj se PD duhet të sulmojë SPAK, politikisht është lëvizje e gabuar

I pyetur në emisionin “Open” në News24, për qasjen e politikës ndaj SPAK, analisti Neritan Sejamini tha se politikisht sulmi i PD ndaj SPAK, është lëvizje e gabuar.
Sipas Sejaminit, nuk është në të mirën e saj, pasi SPAK ka besueshmërin më të madhe në publik.
Sejamini tha se SPAK ka bërë punë të mirë, por ai duhet t’i trajtojë politikanët të gjithë njësoj.
“Problemi i SPAK është problemi ynë. Vijnë, s’vijnë amerikanët, SPAK është një pushtet, institucion që jep llogari para shqiptarëve, funksionon për shqiptarët, të huajt mund të na ndikojnë deri diku, por në fund të ditës është problemi ynë. Nëse duam t’ia veshim një fuqi të madhe, që na kanë ata në dorë, nuk besoj se është qasje e drejtë.
Pas zgjedhjeve, meqë do zhvishet edhe nga tensionet politike, SPAK duhet urgjentisht të rishohë shumë gjëra në punën e vetë dhe të krijojë një standard drejtësie”, tha Sejamini.
Po ndodh...
Rama & Berisha, tango e shëmtuar antiprotestë
ide
Të gjithë po e lexojnë gabim këtë protestë
Diktatura që nuk ka nevojë për pranga
"Republika e gardheve" kundër Republikës së qytetarëve
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

