Pse i la jashtë proteste Bashën, Alibeajn dhe Bardhin? Berisha: Ishte këshillë

I pyetur se përse la jashtë grupeve të punës sa i takon protestës së 7 korrikut deputetët Lulzim Basha, Enkeled Alibeaj dhe Gazment Bardhi, kreu i PD-së Sali Berisha u përgjigj duke thënë se u dha një këshillë në interes të mirë të atij tubimi.
Berisha tha se ata nuk i ndalon që të marrin pjesë në protestë por që ata gjithsesi duhet të konsiderojnë këshillën e tij.
Berisha: Një rrugë që do të vendosë demokracinë në Shqipëri, Rama u kthye terësisht në modelin e eterëve të tij sa i takon modelit të qeverisjes dhe kontrollit të pushtetit. Çdo ditë që kalon në këtë gjendje është një ditë jo e mirë, jo e mbarë për të gjithë shqiptarët që besojnë në vlerat e saj. Thirrja ime sot e përsëritur është të bashkohemi në këtë protestë për të shpëtuar Shqipërinë. Kam besim të plotë se kjo rrugë do të sjellë fitoren e opozitës që kërkon pushtetin vetëm me votë të lirë.
Pyetje: Keni ngritur pune por keni lënë jashtë 3 deputetët, Basha, Alibeaj dhe Bardhi?
Berisha: Ishte një këshillë, ka gjithmonë relativitet të madh, askush s’mund të pengohet për të ardhur në protestë por nëse unë jap këshillë në interesin më të mirë të protestës kjo nuk është ndalim. Më vjen keq mos e interpreto kështu, ata po të duan e pranojnë po të mos duan jo.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



