Qindra kuti kartoni të mbushura me fletët e votimit për emigrantët! Pamje brenda Parkut Olimpik nga ku do të bëhet monitorimi

7 Prill 2025, 19:53 / POLITIKË ALFA PRESS

Qindra kuti kartoni të mbushura me fletët e votimit për

Kuti kartoni të mbushura plot me fletë votimi, shihen në pamjet e mëposhtme, të cilat janë siguruar nga LSA, brenda ambienteve të Parkut Olimpik në Tiranë.

Fletët e votimit janë për votuesit jashtë Shqipërisë, ndërsa po përgatitet edhe ambienti për monitorimin e votës.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi disa ditë më parë, tha sepas mbërritjes së fletëve të votimit do të fillohet me përgatitjen e zarfeve dhe të gjithë dokumentacionin përkatës.

“Rreth datave 7-8 prill do t’i kemi këtu fletët e votimit për votimin nga jashtë, ndërsa në 8-9-10 do të fillojmë përgatitjen e zarfeve dhe gjithë dokumentacionin për votuesit jashtë vendit duke shpresuar që ky proces të realizohet brenda datës 15 ose 17 prill në afatin maksimal. Më pas, do të ketë kohë e mjaftueshme për t’i sjellë në KQZ deri në orën 19:00 të datës 11 maj”, tha Celibashi më 2 prill.

Qindra kuti kartoni të mbushura me fletët e votimit për

Qindra kuti kartoni të mbushura me fletët e votimit për

Qindra kuti kartoni të mbushura me fletët e votimit për

 

Po ndodh...